>
BIOSHQIP

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Heroi” Nga Edona Llalloshi

31-12-2014
Këngëtarja e njohur kosovare Edona Llalloshi ka publikuar projektin e saj më të ri. Bëhet fjalë për një këngë heroike e cila i kushtohet luftës së Koshares në Kosovë. Këngëtarja ka thënë se ka përzgjedhur për këtë vit këtë iniciativeë për të shprehur mirënjohjen ndaj gjithë atyre trimave të rënë në Betejën e Koshares.



Orekstrimi është punuar në studion e Florent Boshnjakut, e ndërsa teksti është shkruar nga Arsim Bunjaku. Videoklipi i kësaj këngëve është epik dhe i realizuar me një përkushtim shumë t1% madh nga produksioni EMF Creative.

Premiera e klipit u dha në Prishtinë në "Kino ABC", ku u shfaq edhe një dokumentar rreth luftës së ndodhur në Koshare gjatë viteve 1997-1999.
(B.A/Teksteshqip.Com)

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Heroi” Nga Edona Llalloshi