teksteshqip.com
A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Biografia



Tags: Edona Llalloshi, Edona Lalloshi, Edona Llaloshi


Zgjidhni me sa yje do votoni
  Mesatarja:  4.8 / Votuan:  99


Edona Llalloshi

Vendlindja: Prishtine  
Jeton dhe vepron në  
Mosha: 36 Vjeç
Ditëlindja: 26 Korrik 1979
Shenja e Horoskopit: Luani

Edona Llalloshi është një këngëtare shumë e njohur. Edona që në shkollën e ulët kishte filluar të mësoj muzikën. Ka të mbaruar shkollën e ultë dhe të mesme të muzikës. Ka studiuar dhe në Fakultetin e arteve, drejtimi i muzikës. Pas saj qëndrojnë shumë koncerte, çmime e suksese. Këngëtarja Edona Llalloshi ka marrë pjesë nëpër shumë festivale shqiptare. ”Akordet e Kosovës”, kur ishte fëmijë, “Festivali i këngës në RTVSH (Tiranë)”, 1994 me këngën e Gani Llalloshit orkestrim të Naim Krasniqit dhe me tekst të Hil Mosit, shpallet Debitantja më e mire e festivalit. Në viti 1995 me këngën e Naim Krasniqit "Kthemi ëndrrat" arrin deri në finale.

Ka marrë pjes edhe në "Show Fest 1996" "Zambaku i Prizrenit 1997" ku dhe fitoi vendin e parë, "Polifest 2002", ku fitoi vendin e dytë dhe mikrofonin e artë, "Kënga Magjike 2005", ku fitoi çmimin e produkcionit dhe në dhjetor 2005 në këngën në RTSH arrin në finale me këngë dhe orkestrim të Xhevdet Gashit, tekst të Arsim Bunjakut.

Disa nga këngët e saja: "Simpatia", "Djali i Kosovës", "Gjenerata ime", "Në drrasë të vekut", "Mikja e parë", "Më Prit", "Borxhi i dashurisë", "S'dua hiç", "BeatBox potpuri", (këtë këngë e realizoi me vëllaun e saj Milotin), "Pikë në zemër", "Për ty po flas" (poashtu me Milotin), dhe shumë e shumë këngë e hite tjera. Ajo në vit realizon shumë koncerte dhe mbrëmje të ndryshme rinore në Kosovë dhe jashtë saj. Shpesh ka qenë edhe në vende të para nëpër top-listat e televizioneve e radio shqiptare. Deri më tani ka realizuar gjashtë albume.

Hobi i saj eshte Muzika dhe sidomos ajo e lehte dhe klasike. Kengetarja qe i pelqen me shume eshte Celine Dion, ndersa nga aktoret pelqen Sharon Stone dhe Julia Roberts. Shkrimtari i saj i preferuar eshte Ismail Kadare. Per te Prishtina ngelet qyteti me i dashur. Stina me e bukur per te mbetet Pranvera, ndersa e nervozojne shume Thashethemet.

Edona Llalloshi nuk është nga këngëtaret që kanë pasur skandale ose afera dashurie. Pas një martese fatkeqësisht të dështuar më parë, Edona Llalloshi u martua sërish në vitin 2012 dhe ka një vajzë bukuroshe që e quajnë Doa.

» Dërgo Korrigjime »

Punuan Biografinë:  VSK93  



Kalendari
02/09/2015
Gëzuar Ditelindjen TeksteShqip Uron:
Luana Vjollca
Luana Vjollca
25 vjeç
Ronela Hajati
Ronela Hajati
26 vjeç
R.I.P.     Përkujtojmë:
Teodor Keko
Teodor Keko
(1958-2002)

Votimi i Javës
   30 Gusht - 5 Shtator 2015

Hiti Më I Mirë?

  Kida - Boni Zo

  Ermali, Lumi B & Ledri - Shko

  Babastars - High 3

  2ton - 24h

  Elvana Ft. Flori - Kuq E Zi Je Ti

  Mozzik - Koke Shum

Voto

Shitet Papafingo Ne Velipoje