>
BIOSHQIP

Elhaida Dani, Disa Dite Në Shqipëri

24-09-2013
Këngëtarja shkodrane Elhaida Dani vjen në një rrëfim për televizionin A1 Report. E gjendur në Tiranë për shkak të disa projekteve muzikore dhe të një koncerti të mundshëm në Tiranë, Dani ka ndarë për mikrofonin tonë aktivitetet e periudhës së verës, emocionet dhe ndryshimet pas fitores të një kompeticioni si “The Voice of Italy”, por edhe planet për të ardhmen. Në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli”, Dani ka ndarë edhe emocionet e një vere mjaft të vrullshme.



“Këtë javë ja kam dedikuar Shqipërisë që të takoj miq të mi artistë për projekte të reja ndoshta për një koncert dhe ky është ekskluzivitet për ju, pra për një koncert të mundshëm të madh në Tiranë dhe gjithashtu për këngë të reja projekte të reja. Dua t’i takoj të gjithë si dhe të mendojmë diçka për të ardhmen”,- është shprehur Elhaida për A1 Report.



Ndonëse do të qëndroj vetëm pak ditë në Tiranë , këngëtarja Dani është shprehur entuziaste për risitë dhe produksionet e reja muzikore që pritet të vijnë nga ajo në kohët në vijim. Intervistën e plotë me Elhaidën do të mund t’a ndiqni ditën e mërkurë në orën 11 e 10 në emisionin “Rreze Dielli” në televizionin A1 Report.
(shqiptarja)

Elhaida Dani, Disa Dite Në Shqipëri