>
BIOSHQIP

Elhaida Dani Do Përfaqesojë Shqipërinë Në Eurovizion

29-12-2014
Dje u mbajt nata finale e Festivalit të 53 të Këngës në TVSH, ku është përzgjedhur kënga fitues që do të përfaqësojë Shipërinë në Eurovision.



Është kënga ‘Diell’ nga këngëtarja Elhaida Dani që do të performojë në maj në shtetin nikoqir në festivalin e këngës Europiane që këtë vit është Austria.



Këtë vit ka qenë një konkurrencë mjaft e fortë duke marrë pjesë artistë mjaft të njohur dhe kushdo që do zgjidhej do të na përfaqësonte denjësisht, por juria e festivalit ka vendosur për Elhaida Danin.



Çmimi i publikut i ka shkuar grupit Offchestra për këngën e tyre ‘Bajram’ ndërsa Interpretuesi më i mirë i festivalit është shpallur Gjergj Leka me këngën ‘Himn’.



Vendin e tretë ka marrë kosovarja Linda Halimi me ‘S’të fal’, Bojken Lako vendin e dytë me ‘Të ndiej’.



Elhaida është fituesja e ‘The Voice of Italy’ në vitin 2013 ndërsa tani do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.
(kohajone)

Elhaida Dani Do Përfaqesojë Shqipërinë Në Eurovizion