>
BIOSHQIP

”i'm Alive” Vjen Në Shqip Nga Elhaida Dani

03-05-2015
"I'm Alive" titullohet kënga me të cilën Elhaida do të prezantojë Shqipërinë në Eurosong 2015. Kjo këngë është punuar nga Zzap & Chriss dhe aktualisht zë vëndet e para në top listat e Eurosongut si kënga më e pëlqyer. Çdo këngë prezantuese e festivali gjithmonë është shfaqur në versionin shqip më parë në Festivalin e Rtsh-së, ndërsa këtë vit me një përjashtim kënga u publikua fillimisht në anglisht e më pas edhe në shqi, kjo pasi kënga e parë prezantuese e cila fitori Festivalin e Rtsh-së "Diell" u tërhoq nga konkurimi për shkak të kompozitorit Aldo Shllaku i cili nuk ishte dakord me kontratën e Eurovisionit. "I'm Alive" në versionin shqip ka po të njëjtët autorë, Zzap & Chriss për muzikën e ndërsa Sokol Marsin për tekstin. Kënga në shqip titullohet "Në jetë" dhe iu kushtohet grave të diskriminuara të cilat bëjnë çdo lloj pune të rëndë fizike për të jetuar. Videoklipi i këngës është realizuar nga Pro..Video.
(B.A/Teksteshqip.Com)

”i'm Alive” Vjen Në Shqip Nga Elhaida Dani