>
BIOSHQIP

Prova E Parë E Elhaida Danit Në Skenën E Eurovision'it

12-05-2015
Këngëtarja Elhaida Dani do të përfaqësojë Shqipërinë në gjysmëfinalen e parë të Eurosongut e cila mbahet me datë 19 maj në Vienë. Kënga prezantuese "I'm alive" është njëra ndër më të pëlqyerat e këtij edicioni, madje cilësohet si favorit për ta fituar këtë vit Eurovizionin. Në kanalin zyrtar në youtube të këtij festivali është publikuar prova e parë e këngëtares nga Shqipëria ku performanca dhe zëri saj duket të jenë mjaft shpërthyes.
(B.A/Teksteshqip.Com)