TEKSTESHQIP

Elsa Lila
Mars
Lyrics

Mars, ishte një natë e gjatë
sa hije atë natë
vërtiteshin mbi shtrat.
Ishte një Mars i gjatë
në një dhomë të ftohtë
në mure zhgarravitur
emra, data, lot.
Ishte një Mars i gjatë
vetmuar në një dhomë
ku shpirti ulëret
por askush se dëgjon.
Ditët numeroja
mbi një kalendar
sa doja të të thoja
se malli mua më ka marrë.
-E di që me dëgjon!
Malli më ka marrë
unë do të vij herët a vonë.
Se të vertetën e dimë unë dhe ti,dhe ti
se herët a vonë do të vij
po unë do të vij!
Ishte një Mars i gjatë
sa hije atë natë
vërtiteshin mbi shtrat.
Vetmuar në dhomë
një zë i mbytur jam
askush nuk më dëgjon
përgjigje jo nuk kam.
Ishte një Mars i gjatë
në një dhomë të ftohtë
në mure zhgarravitur
emra,data, lotë.
Ditët janë njësoj
i njëjti kalendar.
Sa doja të të thoja
se malli mua me ka marrë!
-E di që më dëgjon!
Malli më ka marrë
unë do të vij herët a vonë.
Se të vërtetën e dimë une dhe ti, dhe ti
se herët a vonë do të vij.
Se malli mua me ka marrë
Malli më ka marre!
Se të vërtetën e dimë une dhe ti, dhe ti.
Se herët a vonë do të vij.
Po, unë do të vij!!!