>
BIOSHQIP

Era Dhe Ledri, Së Shpejti Me Një Bashkëpunim

01-07-2015
Këngëtarja Era istrefi dhe reperi i njohur Ledri Vula shumë shpejt do të sjellin në treg një bashkpunim.

Ideja e këtij bashkpunimi vjen nga menaxheri i tyre i përbashkët Faton Shoshi, i cili kujdeset edhe për agjentën e koncerteve të tyre.

Së fundmi në rrjetet sociale po qarkullojnë disa fotografi ku shihet Ledri & Era gjatë xhirimeve të videoklipit të tyre më të ri.

Mësohet se kënga do të jetë një bombë e vërtetë dhe pritet të jetë një ndër hitet e kësaj vere. Për më tepër që videoklipi i tyre po punohet nga një staf prej 25 personave.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Era Dhe Ledri, Së Shpejti Me Një Bashkëpunim