- 29-04-2016Tashmë kanë filluar të dalin edhe këngëtarët e huaj që po e kopjojnë Era Istrefin. Telegrafi ka siguruar një videoklip të lansuar nga këngëtarja moldave e quajtur Kathryn C, e cila titullohet njëjtë si e Erës, “BonBon”. Duhet t'a shikoni Këngëtarja ka përmendur Erën në titull të këngës, teksa tekstin dhe instrumentalin komplet e ka të marrë nga Era. Madje edhe ideja e klipit me ngjyra është e marrë nga videoklipi i thjesht, por i bukur i Era Istrefit....★★★★☆
- 07-04-2016Era Istrefi dihet se tash e sa kohë po qëndron në Londër ku po punon për tregun ndërkombëtar. Bukuroshja po poston imazhe nga kryeqyteti britanik me producentët e Ultra Music, ‘labelit” me të cilin ka nënshkruar për një përpjekje për të ndërtuar famë ndërkombëtare. Dhe ajo duket se po shijon në maksimum jetën në Londër. Pas projektit me sukses të madh “BonBon”, Era po vazhdon punën në projektet e reja që do të pasojnë së shpejti....★★★★★
- 24-03-2016Era Istrefi që në daljen e saj të parë u komentua shumë për stilin e saj si në të kënduar ashtu edhe në veshje. Ndonëse në 2 klipet e para "Mani për Money" dhe "A po don" nuk është se u shqua aq shumë për ndonjë veshje të jashtzakonshme, madje në klipin e parë ajo u paraqit edhe me disa rroba të huazuara nga Nora. Mirëpo videoklipi "E dehun" do ta rikthente atë me një styling më të veçantë se kurrë, diçka që kurrë nuk ishte parë në klipet shqiptare. Ndryshimi i ngjyrës së flokëve në klipin "13" bëri bujë poashtu duke e bërë E...★★★★★
- 21-03-2016Këngëtarja Era Istrefi ka pushtuar kryetitujt e gazetave dhe portaleve online në Kosovë për shkak të një bashkpunimi që trillohej se po ndodhte mes saj dhe transversitit kosovar Edona James. Mirëpo Era hedh poshtë kategorikisht këtë fakt duke thënë se të gjitha janë shpithje dhe ajo as që e ka ndër mend të realizojë ndonjëherë një bashkpunim të tillë. ...★★★★★
- 20-03-2016Era Istrefi ndodhet së fundmi në Gjermani për të vizituar një qytet mjaft interesant atje. Ajo ka postuar një foto në rrjetin e saj social në Instagram ku na ka treguar se cili është qyteti që i pëlqen asaj më së shumti në Gjermani. Era aktualisht ndodhet në Hamburg dhe mesa duket ky është qyteti i saj i preferuar pasi në mbishkrimin e fotos ajo ka shkruar: "Më pëlqen ky qytet”, ka qenë mbishkrimi i fotografisë, ndërkaq...★★★★★
- 15-03-2016Këngëtarja Era Istrefi mesa duket ka filluar që tashmë të pëlqehet edhe në shtet e lindjes së mesme. Mësohet se së fundmi hiti i saj "Bonbon" është dëgjuar edhe në Radi Qatar, që është një nga radiot më të dëgjuara në Arabi e cila funksionon në Al Jazera, transmeton teksteshqip. Ajo shumë shpejt po pregaditet që të sjellë edhe versionin anglisht të kësaj kënge....★★★★★
- 14-03-2016Këngëtarja Era Istrefi ka filluar tashmë të veçohet edhe për stilin e saj të flokëve i cili e diferencon mjaft shumë nga këngëtaret e tjera. Ajo së fundmi i ka lyaer me ngjyrë të verdhë shumë të ndezur taman si ngjyra e diellit. Për këtë ndryshim ajo i është falenderuar parukierit të saj të përhershë, Kaci LLeshit. Era duket mahnitëse me ngjyrën e saj të re të flokëve....★★☆☆☆
- 13-03-2016Këngëtarja Era istrefi pas suksesit të jashtzakonshëm me hitin e saj të padiskutueshëm "Bonbon", e që tashmë mund ta gjeni në youtube në kanalin e njohur "Ultra Music". Kënga "Bonbon" i hapi asaj dyert edhe për tregun e huaj, ndaj kjo është dhe arsyeja që Era ka vendosur që shumë shpejt të sjellë edhe versionin anglisht të këngës. Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur vetë ajo, teksa ka postuar një foto ku shihet në studio bashk me kompozitorin Big Bang Beats duke inçizuar versi0onin e ri të këngës....★★★★★
- 12-03-2016Këngëtarja Era Istrefi bëri bujë shumë të madhe me këngën dhe klipin e saj "Bon Bon" i cili pas lansimit mblodhi gati plot 30 milion klikime në youtube në kanalin e kompanisë "Nesër" e cila kishte të drejtat e saj autoriale deri më sot. Por me që këngëtarja nga Kosova ka lidhur kontratë me kompaninë e njohur "Sony Music" është detyruar që të fshijë klipin nga kanali i saj i parë në youtube për ta publikuar në kanalin e ri. Kënga tashmë ndodhet sërish në youtube e publikuar në platformën Ultra Music por me numrin e klikimeve 820....★★★★★
- 07-03-2016Suksesi i këngëtares Era Istrefi po fillon tashmë të p[asqyrohet. Sot kënga e saj "Bon bon" është publikuar në youtube në kanalin "Ultra Music Studio", studio-ja me të cilën Era lidhi kontratë muajin e kaluar. Ultra Music në Youtube kanë mbi 5.6 milionë subscribers, ndërsa klipi "Bon bon" nga Era në kanalin "Nesër" në youtube ka mbi 27 milion klikime....★★★★★
{{ page + 1 }}/{{ pages }}
Komente 287