>
BIOSHQIP

Ermal Mamaqi Mohon Rikthmin Në Ekran

04-11-2013
Lajmet e së shtunës kanë qenë të mbushura me thashethemin se Ermal Mamaqi do të shkonte në Agon Channel.

Sipas zërave Saimir Kodra i kishte bërë një ofertë Ermal Mamaqit që t’i bashkohej stafit të Agon Channel, për të qënë përkrah tij në rolin e prezantuesit në disa formate televizive.

Emisioni ku Ermali besohej se do të bëhej pjesë ishte “Antilope” një version i shqiptarizuar i formatit të suksesshëm italian “Le Iene”.

Por në një prononcim për shqiptarja.com Ermal Mamaqi ka pohuar se nuk do të shkojë askund.

ermal mamaqi

Madje ai ka mohuar çdo rikthim të tij në ekran për momentin, duke u shprehur se ky nuk është momenti i duhur për të menduar për këtë hap dhe për ofertat që i bien.

Kështu sipas fjalëve të tij, bie poshtë edhe lajmi se ai nuk do të ishte pjesë e Agon, por e televizionit Klan.
(b.t/shqiptarja)

Ermal Mamaqi Mohon Rikthmin Në Ekran