>
BIOSHQIP

Ermalin Po E Lodh Pyetja: “A Kishte Veshur Nora çorape?!”

30-11-2013
Është e vështirë që dikush mos të qeshë nga batutat e tij sa herë që ai është i pranishëm para publikut.



Bëhet fjalë për këngëtarin dhe humoristin Ermal Mamaqi, i cili së fundmi është bërë pjesë e spektaklit të muzikës “Kënga Magjike”, duke prezantuar krah Ardit Gjebresë.



Pas performancës së Nora Istrefit mbrëmjen e djeshme me një veshje, e cila ekspzonte hiret e saj joshëse komente të shumta kanë vërshuar në rrjetet sociale ku fansat pyesin:- A i kishte Nora të brendshmet veshur apo jo?" Kjo sigurisht ka kuriozuar edhe Ermalin, i cili e ka thënë në një formë batute. “S'më ka zene gjumi gjith naten...A kishte vesh çorape Nora Istrefi?!", ka shkruar Ermali në Facebook dhe e ka shoqëruar me një foto ku shfaqet mendueshëm.
(Blerta Tusha/shqiptarja)

Ermalin Po E Lodh Pyetja: “A Kishte Veshur Nora çorape?!”