>
BIOSHQIP

Ermali E Gjeti: “Nora Kishte Veshur çorape Leshi”

02-12-2013
A kishte veshur, apo s'kishte veshur të brendshme Nora Istrefi gjatë natës finale të "Këngës Magjike". Kjo ishte dilema që kaploi qindra spektatorë e telespektatorë, të cilët nuk mundën të qëndronin indiferent ndaj veshjes së këngëtares.



Njëri prej tyre ishte edhe Ermal Mamaqi, i cili si në natën e dytë, ashtu edhe në natën finale të festivalit, ngriti dyshimin e tij me një farë ironie, duke mos dashur të përmendë fjalën "të mbathura" e duke e konvertuar me "çorape". Natyrisht, kaq mjaftoi që kjo të ishte një nga "çështjet" e pazgjidhura gjatë netëve të "Këngës Magjike".



Mirëpo ka qenë vetë Ermal Mamaqi, i cili duket se ka zgjidhur gjithçka, duke postuar një foto të Norës gjatë performancës së saj, nga një këndvështrimi ku duket se i ka të brendshmet, ndonëse nga ato thuajse të tejdukshmet. Ndërkohë që Mamaqi e ka shoqëruar këtë imazh me komentin: "Si përfundim, Nora i kishte veshur çorape... leshi".


Ermali E Gjeti: “Nora Kishte Veshur çorape Leshi”