>
BIOSHQIP

Ermal Mamaqi Poston Për Herë Të Parë Foto Të Joelit

10-12-2013
Joeli i vogël i ardhur në jetë vetëm tre muaj më parë është padyshim dhurata më e çmuar për çiftin e njohur Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska. Ermali, i cili ka një faqe zyrtare në Facebook dhe është tepër aktiv ka postuar për herë të parë një foto ku ekspozon djalin e tij. Një foto bardh e zi, e cila përcjell shumë dashuri. Të dy prindërit po vështrojnë djalin e tyre të vogël, ndërkohë që Ermali e mban në duar. Janë mbi 55 mijë pëlqime në foto si dhe komente pa fund, të cilat tregojnë qartë dhe popullaritetin dhe impaktin që ka Ermali tek publiku. “Faleminderit Zot” janë fjalët të cilët shoqërojnë foton, ku djalit duket i shëndetshëm. Ajo që vihet re në foto, e specifikuar edhe nga fansat në komente është ngjashmëria e të voglit me babin e tij, sidomos tek flokët e shpeshtë.
(Blerta Tusha/shqiptarja)

Ermal Mamaqi Poston Për Herë Të Parë Foto Të Joelit