TEKSTESHQIP

Fati Krasniqi, Simpatiku I Skenës Muzikore Që Po çmend Me Zërin E Tij

22-8-2016
Fati Krasniqi, Simpatiku I Skenës Muzikore Që Po çmend Me Zërin E Tij
Coveri i këngës "S'di se te kam falë" i kënduar nga Fati Krasniqi morri 300 mijë klikime dhe të gjithë e sygjeronin fuqishëm që ai ta bënte një këngë personale me videoklip. Dhe, kështu ndodhi, pasi Fati tashmë e ka sjellë projektin e tij të parë muzikor, që është kënga me titull "A më don ti". Muzika është krijuar nga Ymerli Krasniqi, ndërkaq teksti nga Abaz Selmani bashkarisht me Fatin.
Është i ri në moshë, por me një zë që nuk e le askë indiferent. Fjala është për Fati Krasniqin, talentin që po bëhet përditë e më i njohur me zërin e tij karakteristik. Nga Prizereni, por jeton në Francë dhe merret me muzikë qysh në fëmijëri. Se është i talentuar, e dëshmoj edhe përmes coverave që i lëshonte në "Youtube", ku të gjithë e komplimentonin për zërin që ka.
"A më don" është projekt i ri, që po merrë mjaftë vëmendje, ndërkaq këngëtari thotë se ka shumë projekte në kohë dhe se nuk do të ndalet. Shikoni "A më don" nga Fati Krasniqi.
Fati Krasniqi
A Me Don Ti
[Teksti dhe Klipi]
(Arsim Kolari - TeksteShqip.com)

Komente 0