Kosova Fest Kids 2014
“Ky është edicioni i dymbëdhjetë i Festivalit, ku tradicionalisht në gjirin e saj ka dy mbrëmje, njërën për fëmijë dhe për këngëtarët e rinj që presin ta zhvillojnë karrierën e tyre në të ardhmen. Qëllimi i mbajtjes së këtij Festivali është që të zbulohen talentet e rinj të cilët kanë prirje për muzikë. Në tregun e muzikës, këtu tek ne, konkurrenca është tejet e madhe dhe shumë pak apo fare nuk iu jepet mundësia këngëtarëve të rinj të shprehin aftësitë e tyre në skenë” ka deklaruar për KultPlus, Valdet Sopjani, drejtori i Festivalit “Kosova Fest”, duke shtuar se nga Festivali i muzikës “Kosova Fest” vit pas viti kanë dal këngëtarë që më vonë janë bërë të njohur gjithandej vendit dhe jashtë saj
Interpretimi më i mirë u zgjodh Denis Dehari, paraqitja skenike më e mirë u zgjodh Donika Zhushi, ndërsa kënga më e mirë hip hop shkoi për Drin Kadriun.
Këngëtarët pjesëmarrës të cilët konkurronin për tri çmimet kryesorë të festivalit ishin: Blinera Jashanica me këngën “Ëmbëlsirat”; Arlind Lamaxhema “Dua rok”; Dea Tahiraj dhe Lorena Rusinovci “Shoqe të pandara”; Leurat Avdiu “S’jam i lire”; Fortesa Berisha “Ylli”, Erjon Ajro “Garat”; Donika Zhushi “Shoqja ime”; Drin Kadriu; Donjeta Morina “Super yll|, Aurora Balaj “Vendi im”, Lule Bega “Ëndrra me forcë”, Diellona Krasniqi, Grupi Shoqet dhe Denisa Dehari.
Shpallja e konkursit për këtë festival ishte bër që nga muaji janar e deri më 31 mars të këtij viti. Njëra ndër kriteret e “Kosova Fest” ishte që këngët konkurruese të mos jenë të dëgjuara më parë për audiencën.
Kosova Fest Kids 2014 (Tekste & Video)
- 1Roni KaubojRoni Morina
- 2YlliFortesa Berisha
- 3Xixa Të VoglaGrupi Shoqet
- 4Kenget RinoreHajrie Ademi
- 5TrendyDenisa Dehari
- 6Dua DuaAlbana Berisha
- 7Dua RockArlind Lamaxhema
- 8Vendi ImAurora Balaj
- 9ShoqjaDonika Zhushi
- 10SuperyllDonjeta Morina
- 11GaratErion Ajro
- 12Shoqe Të PandaraLorena Rusinovci & Dea Tahiraj
- 13PodiumetDrin Kadriu
- 14Ëndrra Me ForcëLule Bega
- 15Rreshti I PesaveSara Mulliqi
- 16PranveraSalije Bajrami
- 17S`jam I LireLeart Avdiu
- 18ËmbelsiratBlinera Jashanica
- 19RokokoPellumb Hajdari
Komente 0