Festivali i 49-të në RTSH
Këngëtarja Aurela Gaçe është fituesja e çmimit të parë në edicionit të 49-të të Festivalit të Këngës në RTSH, kënga e së cilës do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin e këngës “Eurovizion”.
Kënga me titull “Kënga ime”, është shkruar nga Sokol Marsi, ndërsa kompozimi dhe orkestrimi është realizuar nga Shpëtim Saraçi.
Gaçe pas tërheqjes së çmimit u shpreh se edhe pse kishte hequr dorë nga festivalet, falënderoi kompozitorin Saraçi që i ofroi këngën dhe i dha këtë mundësi, shkruan ATSH.
Çmimin e dytë të festivalit e mori dueti i Alban Skënderaj dhe Miriam Camit me këngën “Ende ka shpresë” shkruar dhe kompozuar nga vetë ata.
Ndërsa çmimi i tretë i festivalit i shkoi këngëtarit Saimir Braho me këngën “Shtegtar i jetës sime”, tekstin e së cilës e ka shkruar vetë ai, ndërkohë që kënga është kompozuar nga Endri Sina.
Në mbrëmjen e së shtunës, që ishte edhe nata finale e Festivalit të Këngës në RTSH, konkurruan 18 këngë dhe interpretuan këngëtarë si: Françesk Radi me “Kemi dasëm’o”, Dorian Nini me “Mirësevini në Shqipëri”, Marsida Saraçi me “Vetëm s’jemi në botë”, Dorina Garuci “Mirëmbrëma engjëlli im”, Kamela Islamaj me “Jetova për ty”, Selami Kolonja me “Ëndërr Kosovare” etj.
Në natën e parë dhe të dytë të festivalit u prezantuan nga 19 këngë, 3 prej të cilave në çdo natë ishin nga kompeticioni i të rinjve, nga të cilët vetëm dy prej tyre shkuan në natën finale.
Ky edicion i 49-të u drejtuar nga këngëtarja Jonida Maliqi, këngëtari operistik Josif Gjipali dhe aktorja Mirela Naska.
Drejtor artistik i festivali ishte kompozitori Edmond Zhulali, regjisor Bojken Lako, skenografia ishte realizuar nga Bashkim Zahaj pjesë e së cilës ishte edhe Orkestra Simfonike e RTSH-së, e cila shoqëronte këngëtarët që interpretuan live.
STAFI
Drejtor i Festivalit: Petrit Beci
Drejtor artistik: Edmond Zhulali
Regjisor: Bojken Lako
Skenograf: Bashkim Zahaj
Skenari: Iva Tico/Zefina Hasani
Dirigjent: Jetmir Barbullushi/Oleg Arapi/Gridi Kraja
Orkestra Simfonike e RadioTelevizionit
Prezantues: Josif Gjipali/Jonida Maliqi/Mirela Naska
ÇMIMI I PARE
Titulli i këngës: Kenga ime
Muzika: Shpetim Saraci
Teksti: Sokol Marsi
Këndon: Aurela Gace
Orkestruesi: Shpëtim Saraçi
ÇMIMI I DYTE
Titulli i këngës: Ende ka shprese
Muzika: Alban Skenderaj & Miriam Cani
Teksti: Alban Skenderaj & Miriam Cani
Këndon: Alban Skenderaj & Miriam Cani
Orkestruesi: Alban Skenderaj & Miriam Cani
ÇMIMI I TRETE
Titulli i këngës: Shtegetar i jetes time
Muzika: Endri Sina
Teksti: Saimir Braho
Këndon: Saimir Braho
Orkestruesi: Endri Sina
Festivali i 49-të në RTSH (Tekste & Video)
- 1Vetem TiKlajdi Musabelliu
- 2Dikur BesojaArdita Tusha
- 3Kemi Dasem' OFrançesk Radi
- 4Miresevini Ne ShqiperiDorian Nini
- 5Ne Krahet E TuaGoldi Halili
- 6FamErnis Çili & Onanta Spahiu
- 7Mbi Xhaketen TimeDenis Hasa(Muz.: Xhavit Ujkani, Tex.: Ismail Kadare, Ork.: Sokol Marsi)
- 8Endrrat EkzistojneMegi Laska
- 9Lutjes Apo DashuriseBlerina Shalari
- 10MariOrges Toçe
- 1124 OretAdhurim Demiri
- 12Te Jemi Te DyBledi Polena
- 13Marmara (Enderr Kosove)Selami Kolonja
- 14Shtegetar I Jetes TimeSajmir Braho
- 15Vetem S'jemi Ne BoteMarsida Saraçi(Tex.: Arben Duka)
- 16Me Cilin Rri Ti DashuriHersiana Matmuja(Muz.: Gent Myftaraj, Tex.: Agron Tufa, Ork.: Gent Myftaraj)
- 17Dimer Ne ShpirtMateus Frroku
- 18SonteEvans Rama
- 19Dashuri Pas EmritEtmond Mancaku
- 20Tek Ti Gjeta DashurineRudina Delia
- 21Nuk Je KetuIlir Kazaferri
- 22Jetova Per Te DyKamela(Tex.: Olti Curri)
- 23Pasuri E PasuriveMaria Prifti
- 24DriteAlbi Xhepa & Sam Jaupaj
- 25Stuhi Dhe DiellEntela Zhula
- 26PraneKejsi Tola
- 27Bota.com.vetmiAgim Poshka
- 28EgoistSonila Mara
- 29PerjetesiMarjeta Billo
- 30Ti Ishe KryeveperKujtim Prodani
- 31Leter Per TyEmi Bogdo
- 32RastesiXhejsi Jorgaqi(Muz.: Genti Lako, Tex.: Jorgo Papingji, Ork.: Genti Lako)
- 33E Diela Pa TyHeldi Kraja
- 34E Bukura Dhe BishaBesa(Muz.: Besar Likaj, Ork.: Alban Male)
- 35Nje DashuriEnkelejda Arifi(Muz.: Adrian Hila)
- 36Mirmbrema Engjelli ImDorina Garuci
- 37Kenga ImeAurela Gaçe(Muz.: Shpëtim Saraçi, Tex.: Sokol Marsi)
- 38Ende Ka ShpreseAlban Skënderaj & Miriam Cani
Komente 0