teksteSHQIP.com
TeksteShqip Mobile Version

FORTESA HOTI :: NEWS


Fortesa Hoti: Kenga, Ky Emocion Qe Prek Degjuesit


Zgjidhni me sa yje do votoni
  Mesatarja:  5 / Votuan:  1

[17-07-2012]
Kengetarja Fortesa Hoti, e cila ka nje karriere te pasur artistike, edhe pse eshte pjese e brezit te ri te kengetareve, ka sjelle para publikut kenge dhe karaktere nga me te ndryshmet per nje periudhe te shkurter kohore.

Pasioni qe ndjek Fortesen eshte muzika. Me tej, gjate kesaj interviste ajo na tregon me shume per jeten e saj artistike, cilat jane emocionet qe i fal skena dhe na zbulon dhe projektet ne vazhdim.

Fortesa, kur u lidhe me kengen?
Ne skene, per here te pare jam paraqitur ne nentor te vitit 1993, ku une isha dy vjece. Shume e vogel per t'i kujtuar me saktesi, por fale xhirimeve te babait, une edhe sot mund t'i shijoj e kujtoj te gjitha pjesemarrjet e mia neper koncerte e festivale. Do vecoja me shume udhetimet dhe lojerat me shoket dhe shoqet e mia ne Shkoder, Prishtine, Gjilan e shume vende te tjera ku mbaheshin festivalet.

Tash qe jeni larg Kosoves, cka studioni?
Per momentin jam ne Vjene, Austri. Studioj per Kendim ne Universitetin e muzikes dhe arteve figurative, e se shpejti do te jem edhe ne Universitetin e Vjenes per Shkencat Muzikore.

Kenget tuja cfare mesazhe sjellin?
Kenget, kryesisht jane me teme dashurie, kane mesazhe pozitive per jeten. Ne keto kenge, te tjeret mund te gjejne veten, sepse jane tematika te perditshme dhe shume aktuale. Une kendoj me shume zemer dhe shpresoj qe ky emocion t'i preke edhe degjuesit.

Eshte lehte t'i qendrosh besnike stilit tend?
Eshte e lehte, sepse kendoj dhe vishem gjithmone ne menyre qe une te ndjehem shume rehat, andaj nuk eshte e veshtire. Sa i perket muzikes, nuk kam ndonje stil te vecante, gjithcka varet prej disponimit tim dhe gjendjes emocionale ne castin kur une dua te bej kenge. E sa i perket dukjes time, e dua shume komoditetin, por kam deshire te percjell dhe moden.

Cfare te inspiron, c'te ben te lumtur?
Familja ime eshte burim i pashtershem i inspirimit dhe i dashurise. Pastaj, ka shume gjera qe me bejne te lumtur: shoqeria e mrekullueshme, muzika, leximi, udhetimet, etj.

Cfare mendon, sot a eshte bere gjithkush kengetar/e?
Nuk mund te them, qe gjithkush eshte bere kengetar, por ka shume kengetar. Nuk mund te jap vleresim mbi ta, por ndoshta do duhej te kishte ndonje filtrim per kenget dhe kengetaret neper festivalet dhe televizionet tona.

Videoklipi 'Akull'' vazhdon te pelqehet dhe degjohet me interes. Ku qendron sekreti i kesaj kenge?
Nuk e di nese mund ta quaj sekret, por gjithcka qe punohet me shume zemer, del mire. Neve na pelqeu qysh ne degjimin e demo versionit dhe e punuam me shume angazhim dhe dashuri. Shpetim Saraci ka bere pune te shkelqyer sa i perket melodise dhe aranzhimit. Gjithashtu edhe Dr. Flori me tekstin, qe u identifikua shume ne publikun shqiptar, ndersa klipi u realizua me shume kujdes dhe perkushtim nga produksioni 'Pulla'. Ndoshta, perkushtimi dhe dashuria per muziken eshte sekreti i duhur per sukses.

Kur do te shohim me nje kenge duet?
Ndoshta me Vedat Ademin, me pelqen si kengetar, stili i tij, por gjithashtu edhe Vig Papa.

Kengetari/ja qe ti e pelqen?
Alica Keys dhe India Arie me pelqejne jashtezakonisht shume, i vecoj ne vokal dhe ne stil qe jane te mahnitshme. Nga kengetaret shqiptare, me pelqejne Eneida Tarifaj, Argjentina Ramosaj, Elvana Gjata, Vedat Ademi, e shume te tjere.

Cili film do te mbetet ne zemren tende pergjithmone?
Po me pelqen kjo pyetje. Ne kemi arkivin tone familjar me filmat e vjeter shqiptar; nga ata do te vecoja "Lulekuqet mbi mur", ndersa nga filmat boterore, pelqej shume komedite, sidomos aty ku luan Adam Sandler.

E percillni moden?
Me pelqen ta ndjek moden, te jem ne hap me kohen. Kryesisht e ndjeke moden duke i takuar nje stili me elegant, me taka te larta si dhe shume aksesor per te cilat shpenzoj nje shume parash te konsiderueshme.

Hobi juaj?
Leximi, fitnesi dhe kryesisht sportet relaksuese.

Cilat jane angazhimet e pritshme per Fortesen?
Sic e thashe edhe me heret, jam ne bisedime per nje kenge te re dhe per nje videoklip. Nuk ka akoma dicka konkrete.
 (florim gashi/telegrafi)


Me shume artikuj nga Fortesa Hoti

Fortesa Hoti
Fortesa Hoti



Gėzuar Ditelindjen
SHUMĖ URIME
PĖR JU        
Alban Skenderaj 32 vjeē
Nidora Gjyriqi 25 vjeē

Votimi i Javes
   14-20 Prill 2014

Kush Eshte Me Hot?

  Elvana Gjata

  Genta Ismajli

  Tuna

  Dafina Zeqiri

  Nora Istrefi

  Adelina Ismajli

Votimi i Javes