>
BIOSHQIP

Plaçkitet Gena!

17-08-2013
Këngëtari i njohur i muzikës pop-folk, Gena, ka qenë cak i një vjedhjeje në Prishtinë gjatë ditës së enjte.

Indeksonline raporton se ngjarja ka ndodhur në lagjen Dardania, në rrugën Bill Clinton, me ç’rast Genës iu dëmtua vetura dhe iu vodhën pasaporta, paratë dhe disa gjëra të tjera personale.

Incidentin e ka konfirmuar edhe menaxheri i Genës, Enis Fetahu, i cili ka thënë se edhe atij i është vjedhur telefoni.

Jo rallë herë këngëtarët bëhen cak të hajnave të ndryshëm, për shkak të të ardhurave të mira që ata posedojnë, ashtu sikurse veturave të shtrenjta që joshin syrin e vandalëve.
(Telegrafi)

Plaçkitet Gena!