>
BIOSHQIP

Gresa Behluli: Klipi I Ri është Projekti Më I Mirë Që Kam Realizuar Deri Më Tani

11-07-2012
Tashmë është lansuar kënga dhe klipi më i ri i këngëtares Gresa Behluli dhe po tërheq vëmendjen e shumë artdashësve të saj për dukjen dhe paraqitjen që ka në këtë klip. Kënga mban titullin "Pa justifikim", një tekst nga Avni Qaili, me tematikë dashurie që prek çdo vesh dëgjuesi. Në këtë projekt Gresa thotë se ka punuar me një përkushtim të madh dhe ka përshtypjen se kjo këngë dhe ky klip mund të jetë projekti më i mirë që ka realizuar deri më tani. "Kënga 'Pa justifikim' trajton një temë dashurie, ku bëhet fjalë për një ndarje të pajustifikueshme në mes çiftit. Pra janë të shumta rastet kur bëhen ndarjet pa pasur ndonjë arsye. Kënga është realizuar mjaft mirë dhe besoj se ky është projekti më i mirë deri tani. Një meritë të madhe e ka edhe stilistja Besiana Behluli e cila ka bërë që unë të dukem më ndryshe në këtë klip", ka thënë ajo për "Zërin". Videoklipi i këngës "Pa justifikim" është përgatitur nga produksioni "Emf Creative", është xhiruar në Vlorë dhe në kalanë e Gjirokastrës. Gresa tani është e angazhuar edhe me koncerte e mbrëmje të ndryshme muzikore bashkë me Shkurten deri në muajin gusht.
(K. Bajrami / zeri)

Gresa Behluli: Klipi I Ri është Projekti Më I Mirë Që Kam Realizuar Deri Më Tani