TEKSTESHQIP

Ilir Shaqiri
Sherif Jashari
Lyrics

Strofa 1:
Ooo, n’ato lugje të Prekazit
Po shkëlqen një ditë e re
Janë ushtarët e Adem Jasharit
Lindin, vdesin për atdhe.

Komandanti e lëshoi kushtrimin
Ti u ngrite n’këmbë si burrë
Nuk duron kjo tokë pushtimin
Zemrat thonë o sot, o kurrë.

Refreni:
O hero Sherif Jashari
Lart në qiell të rri lavdia
Do t’jetojë kjo vepra e jote
Sa t’ketë diell e jetë Shqipëria.

Strofa 2:
Mora valë nga vala e Drinit
Ta flladis ballin o vëlla
Mbi emblemën UÇK
Rrezja e diellit t’paska ra

Kur vjen marsi e vjen pranvera
Na vlon gjaku nëpër vena
Sa t’kem frymën do t’këndoj
Jetën borxh Drenicë ta kena.

DËRGOI: