TEKSTESHQIP

Ilir Shaqiri
Me Flatra Shqiponje
Lyrics

I

Nga Konçuli i moçëm rrënjë shqiptarije
ngjallet e ringjallet n'troje ilirije
e vijn brez pas brezi e vijn djal pas dajli
n'zemër flak lirije n'mendje idealin

heu lugina ime që kur na kan ndarë
por nuk ndahet jo njaj shpirti shqiptar
jemi kock e vjetër që se tret as dheu
që nga mbret Agroni gjer te Skënderbeu

ref...2x
sikur digjet toka sikur fryn veriu
me flatra shqiponje vjen Jonuz Musliu
ku ka front e luft ku ka flak rrufeje
rreshtohet me shokët mu në ball beteje

II
Ne nuk kishim tanke ne nuk kishim topa
veç male me shkrepa veç fusha me gropa
po zjarri i lirisë nuk u shua kurrë
me plumb e me hekur djali bëhej burrë

hej Jonuz Musliu prijës në luft e n'paqe
sot kujtimit yt na nxjerr lot në faqe
por është veç një çast një çast mallëngjimi
kur nga përjetësia na lartësohet trimi

ref...2x
sikur digjet toka sikur fryn veriu
me flatra shqiponje vjen Jonuz Musliu
ku ka front e luft ku ka flak rrufeje
rreshtohet me shokët mu në ball beteje

DËRGOI: