TEKSTESHQIP

Ilir Shaqiri
Arbëreshja Ime
Lyrics

Ja ktu te shshi yt kam ardh
mbi valët e detit plot me shpresë
aromën e lules tej matanë
ta solla që ta mbashë si nënkresë

Sa mallë kanë zemrat kur takohen
në sytë e tu një det i qetë
trazimin e motit mos-harrimin
e ruajte në shpirt për 600 vjet
trazimin e motit mos-harrimin
e ruajte në shpirt për 600 vjet

ref...
Arbëreshja ime, o malli im
ti degë e blertë e trungut tim
e ndale flasim pak
për mallin tonë të ri
për motin tonë të parë
për syrin tënd të zi
ta hedhim hapim bashkë, në udhën pa mbarim
ti dega ma e blertë e trungut tim
e ndale flasim pak
për mallin tonë të ri
për motin tonë të parë
për syrin tënd të zi
ta hedhim hapim bashkë, në udhën pa mbarim
ti dega ma e blertë e trungut tim

Andej në brigjet e moresë
ku dielli nis e vjen këndej
me rrezet e arta dashurija
sot e mot gjithmon na vlon në tej

Sa mallë kanë zemrat kur takohen
në sytë e tu një det i qetë
trazimin e motit mos-harrimin
e ruajte në shpirt për 600 vjet
trazimin e motit mos-harrimin
e ruajte në shpirt për 600 vjet

ref...
Arbëreshja ime, o malli im
ti degë e blertë e trungut tim
e ndale flasim pak
për mallin tonë të ri
për motin tonë të parë
për syrin tënd të zi
ta hedhim hapim bashkë, në udhën pa mbarim
ti dega ma e blertë e trungut tim
e ndale flasim pak
për mallin tonë të ri
për motin tonë të parë
për syrin tënd të zi
ta hedhim hapim bashkë, në udhën pa mbarim
ti dega ma e blertë e trungut tim
Arbëreshja ime, o malli im

DËRGOI: