TEKSTESHQIP

Ina Prreja
Për Ty Baba
Lyrics

Një yll u shua atje lart
Ike baba, s'tu gjenda pranë
Drobitur të gjeta atë natë
Djalit të vogël s'mi dhe uratë

Eh sa i rëndë që është ky peng
Të lashë të dergjur ty në shtrat
Sikur të mundja edhe një herë
Në prehrin tënd të rri një çast

Baba i dashur sa më mungon
Sa më djeg malli që kam për ty
E di e di një jetë s'mjafton
Të mi thajë lotët në këto dy sy

Në krahë tu hodha të t'perqafoj
S'të la sëmundja e mallkuar
Fjalët e fundit s'mund ti kuptoj
Në shpirtin tim fjalët shteruan

Pasioni që kishim ne për muzikën
Ne na bashkonte o baba
Shpejt ike shok i shpirtit tim
Kam mbetur si flutur pa krahë