TEKSTESHQIP

Kenge Te Shqiperise Se Mesme
Fol Njëher’ Moj Shtat Selvi
Lyrics

Fol njëher’ moj, shtat selvi-i
I: dil në derë o moj gocë
të shof syn’n e zi-e! :I

Dil njëher’ se, m’zuni halli
në pranverë o moj goc-e,
do t’mari malli.

Kam dëshirë të fal nji kujtim-e
xhevahire moj goc-e
me mallënjime.

Një peshqesh për dashunin-e
një buzëqeshje moj goc-e,
për bukurinë.