>
BIOSHQIP

Korab Shaqiri: “Lajmet Për Martesë Janë Thjesht Thashetheme”

30-08-2014
Pas publikimit të lajmit që Korab Shaqiri është shumë afër martesës me të dashurën e tij, Lukaçela Jasharin, Korab Shaqiri ka dalë me një shkrim në profilin e tij në Facebook duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë nga këto lajme.

Madje, ai në këtë postim e ka bërë publik numrin e tij personal të telefonit, duke thënë se nëse dikush ka nevojë për sqarime lirisht mund ta thërrasë atë.



"Nga Gazetat tona të dashura, morra vesh se do martohem së shpejti! Urime vetvehtes, perhajr vetvehtes e ishalla trashegohna!

Qe publikisht po e shkruaj nr tim personal 045667700, ju lutem thirrni e un ju tregoj qe nuk ka asgje te vertete o ju gazetar te respektuar! Suksese me thashethemet e tjera!!!" ka shkruar Shaqiri, në Facebook.


Korab Shaqiri: “Lajmet Për Martesë Janë Thjesht Thashetheme”