>
BIOSHQIP

Ledri Promovon Këngën E Re “Elvana”

03-06-2014
Këngëtari ynë i njohur, Ledri Vula, kishte bërë një pauzë, për t’u rikthyer fuqishëm në skenën muzikore. Pas këngës “100 probleme”, në klipin e të cilës paraqitet edhe bukuroshja shqiptare, Anxhela Martini, ai vjen me këngën e tij të re, e cila po ashtu pritet të jetë një hit i madh.

Krijimin e ri, të titulluar “Elvana”, Ledri e ka promovuar në diskotekën e njohur “Rinora 4”, në sallën e të cilës ishin të pranishëm mbi 3000 vetë, dhe shumë të tjerë mbetën jashtë në pamundësi që të jenë të pranishëm. Kaq të pranishëm nuk janë parë pothuajse kurrë. Kompania që e ka organizuar këtë ngjarje po ashtu e cila ishte edhe përgjegjëse për realizimin e spotit të kësaj kënge është “Imagin”.

Videoklipi i këngës “Elvana” pritet së shpejti të lansohet dhe sipas atyre që kanë qenë pjesë e realizmit të tij, ai është një klip shumë mirë i realizuar dhe pritet të jetë shumë i pëlqyer sikurse që pritet të pëlqehet edhe kënga. Në këtë këngë Ledri ka punuar qe një kohë dhe ai shpreson që të jetë më e suksesshme se kënga që e shënoi rikthimin e tij “100 probleme”, e cila ishte shumë e klikuar në “YouTube”. Por, kjo nuk është e tëra nga ky këngëtar, pasi që ai nuk e ka ndërmend të ndalet dhe së shpejti do të sjellë krijime të reja.
(Zëri)

Ledri Promovon Këngën E Re “Elvana”