>
BIOSHQIP

Ledri Pajtohet Me Noizy-N, Por Inatosen Babastars

21-07-2014
Noizy ka publikuar një foto në Facebook ku tregon se do performojnë në një club nate në Ulqin. Kjo nuk është aspak çudi. Ajo që ka habitur fansat është për herë të parë dy reperat që janë në një konflikt, Ledri dhe Noizy do jenë të dy të pranishëm në këtë mbrëmje. Prej kohësh dy reperat e njohur ishin pjesë e një konflikti ku morën pjesë edhe njerëz të tjerë. Noizy ka bërë edhe një këngë kushtuar Ledrit të cilit i shan Dafinën, në atë kohë partnerja e këtij të dytit. Duket se hip hop skena shqiptare po shkon drejt bashkimit të një fronti të madh dhe pikërisht ky “front” i hip hopit nuk do të mund të bëhej i kompletuar pa paqen mes hip hop yllit, Ledri Vulës dhe reperit nga Shqipëria, Noizy. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Drin Zatriqit, ish-menaxherit të Babastars. Në Ulqin, pra në diskotekën Hollegros, ka kohë që u paralajmërua një performancë dhe paraqitje e përbashkët e dy reperëve, që kanë pasur probleme mes vete sa ishte Ledri pjesë e Babastars. Dhe pikërisht sonte në po në këtë diskotekë vijnë imazhet e para. Telegrafi ka siguruar një foto ku shihen të buzëqeshur Noizy në njërën anë dhe Ledri në anën tjetër. Nuk dihet nëse reperët kanë bërë paqe, me njëri-tjetrin dhe nëse i kanë kërkuar falje njëri-tjetrit për incidentet dhe përplasjet e shkaktuara, por një gjë është e sigurt – mes tyre ka relaksim raportesh. Ka kohë që miq reperë të Ledrit dhe Noizyt kanë provuar të realaksojnë raportin mes tyre. Dihet se miq reperë të Ledrit janë edhe miq shumë të afërt në hip hop të Noizyt, kështu që këta miq të përbashkët kanë qenë faktorë në stabilizimin e marrëdhënieve mes dy reperëve. E plotësuar - I menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-menaxherit të Babastars, Drin Zatriqit. Sipas tij është i pakuptueshëm pajtimi i Noizyt me Ledrin. Zatriqi i cili edhe vet ishte i përfshirë në këtë konflikt nuk përmendi emra në tweetin e tij.
(Expresstelegrafi)

Ledri Pajtohet Me Noizy-N, Por Inatosen Babastars