>
BIOSHQIP

Ledri I Thotë Stresit: “Në Tiranë Jam Si Në Shtëpinë Time”

03-08-2014
Hip hop ylli, Ledri Vula, ka treguar se nuk i trembet syri. Ai performoi të premtën mbrëma në Tiranë, përkundër fjalëve të Stresit se ai do t'ia tregonte burrërinë në kryeqytetin shqiptar.

Ishte Stresi ai që reagoi duke i shkruar mesazh Ledrit (të cilin e bëri publik) e duke i thënë se pas fotografisë me Noizyn, do t'ua tregojë burrërinë të dyve.

Edhe pse Noizy ka vite që nuk performon në Tiranë, Ledri nuk i mori seriozisht këto fjalë të Stresit.

Ai bashkë me menaxherin Faton Shoshin dhe pjestarët tjerë të menaxhmentit shkoi në Tiranë për të performuar në Folie Terrace, ku edhe mbajti koncertin e tij.



Stresi? Ai nuk u gjend askund në Tiranë. Në fakt Stresi ishte në Sarandë për Summer Fest, dhe ai nuk gjendej në Tiranë për “t'ia treguar Ledrit burrërinë”.

E gjithë kjo ka rezultaur me foto nga koncerti dhe me Ledrin që shkruajti: “Në Tiranë ndihem gjithmonë si në shtëpinë time. Faleminderit”.



Ende nuk ka pasuar përgjigja e Stresit, por nga disa qarqe mësojmë se ai është arsyetuar se ka qëndruar në Sarandë dhe se “në ditët në vijim do të merret me këtë rast”.

Megjithatë, Ledri performoi në Tiranë dhe kështu kthehet si luan në shtëpi. Dhe tani më shumë se kurrë qëndron ajo thënia se 100 probleme nuk mund ta ndalin.
(Telegrafi)

Ledri I Thotë Stresit: “Në Tiranë Jam Si Në Shtëpinë Time”