>
BIOSHQIP

Leonora Jakupi Dhuron Fustan Për Fushatën “Mendoj Për Ty”

10-06-2015
Këngëtarja leonora jakupi i është bashkuar nismës së dhurimit të fustaneve nga femrat shqiptare për grumbullimin e disa fondeve të cilat do të shkojnë për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë.

Instalacioni është ide e artistes shqiptare, Alketa Xhafa Mripa që do të prezantohet të premten, me rastin e ditës së çlirimit të Kosovës.

Kësaj iniciative i janë bashkuar shumë emra të njohur si presidentja Atifete Jahjaga, Agnesa Vuthaj, etj.

E edhe këngëtarja lenora Jakupi ka vendosur që të shurojë një nga fustanet e saj për këtë iniciativë, ajo ka zgjedhur një nga fustanet e saj të cilin e ka punuar kreatori valdrin Sahiti.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Leonora Jakupi Dhuron Fustan Për Fushatën “Mendoj Për Ty”