>
BIOSHQIP

Leonora Jakupi: Jam Duke Punuar Për Disa Këngë Të Reja

09-11-2013
Tash e sa vjet mban epitetin e njërës prej emrave më të spikatur të skenës sonë. E ndonëse pas vetes ka një bagazh të madh krijimesh, këngëtarja Leonora Jakupi nuk ndalet së punuari, në mënyrë që para publikut të vet të vijë me risi dhe e freskët gjithmonë. Ajo ka bërë me dije se është në punë e sipër të krijimit të disa këngëve të reja.



“Jam duke punuar në disa këngë të reja. Por ende nuk janë të përfunduar. Jam në punë e sipër rreth këtyre këngëve”, ka thënë këngëtarja në fillim të bisedës.Ndonëse është koha e prurjeve të reja artistike, sikur ndodh çdo fundvit, këngëtarja shprehet e pasigurt nëse këto këngë do të jenë të lansuara para festave të fundvitit.



“Nuk e di a do të publikohen para festave. Për shkak se ende nuk është bërë finalizimi i këngëve. Andaj nuk e di ende se a do ta publikoj ndonjërën para festave të fundvitit. E gjitha varet nga procesi i punës”, ka thënë Leonora më tej, duke shtuar se këngët do të jenë të plotësuara me klipe. Ndërsa, sa i përket trendit të bashkëpunimeve, Jakupi nuk e ka në plan të vijë me ndonjë të tillë, të paktën jo në një të ardhme të afërt.
(Nita Brisku)

Leonora Jakupi: Jam Duke Punuar Për Disa Këngë Të Reja