>
BIOSHQIP

Leonora Poloska Pretendon Shumë Në “Këngën Magjike'

02-12-2014
Leonora Poloska, këngëtarja e dashur e skenës vjen në një intervistë ekskluzive për teksteshqip.com. Së fundmi Leonora është paraqitur në festivalin "Kënga Magjike" me një këngë të punuar nga Darko Dimitrov, në duet me vogëlushen Kanita. Se si erdhi deri tek ky bashkpunim dhe detajet e tjera në i tregon vetë Leonora në intervistën në vazhdim... TeksteShqip: Leonora, jeni paraqitur së fundmi në festivalin Kënga magjike në duet me Kanitën e vogël. Na tregoni pak si ju erdhi ideja për këtë bashkpunim kaq intresant? Leonora Poloska: Në fakt unë e njoh Kanitën prej shumë kohësh, jemi miq të vjetër me familjen e saj, dhe jetojmë afër. Pasi që vetëm debutoi për herë të parë në X Factor, një zë si i saj s'duhet të ketë të ndalur. Mendoj se përshtatemi si zëra edhe pse kemi dallim në mosh(Qesh).



TeksteShqip: Pse hera e parë në Këngën Magjike, pse nuk kishit marrë pjesë më herët në këtë festival? Leonora Poloska: Ashtu kanë qenë rrethanat, unë kam pasur ftesë nga Ardit Gjebrea shumë herë, por nuk bëhej asnjëherë puna që të shkoj. TeksteShqip: Kënga titullohet "Digjem për ty" dhe ja kushtoni nënës suaj? Apo ka qenë thjeshtë inspirim... Leonora Poloska: Jo ka qenë thjesht një inspirim, një emicion i vërtetë për krijesën ose qenien më të brishtë dhe njëkohësisht më të fort që ekziston.



TeksteShqip: Kush janë autorët e këngës, me kë keni bashkpunuar këtë herë? Leonora Poloska: Kompozitor është Darko Dimitrov, ndërsa teksti është i imi. TeksteShqip: Mendoni çmimin e parë në finale? Leonora Poloska: Mendojmë ta përcjellim atë që e kemi planifikuar qysh në fillim, ta këndojmë me gjitha fuqitë dhe transmetimi emocional të jetë sa më i madh në përqindje, për të tjerat vendos dikush tjetër. TeksteShqip: Cilat do të jenë projektet e tua të ardhshme pas kësaj kënge? Çfarë do na sjellësh për festat e fundvitit? Leonora Poloska: Do të punoj, por nuk dua të zbuloj asgjë, le të tregoj puna. TeksteShqip: Nuk jeni prononcuar asnjëherë shumë për jetën tuaj private. Po ne, do na thoni diçka... Leonora Poloska: Jeta ime private do mbetet gjithmonë autotelike, e pa-komercijalizuar.



TeksteShqip: Ju jetoni në Shkup, Merreni me gjë tjetër përveq muzikës? Leonora Poloska: Jo, muzikën e kam profesion dhe gjithçka në jetë. TeksteShqip: Si është një ditë e zakonshme e Leonorës? Leonora Poloska: Normale, e zakonshme, dal, e dua jetën në maksimum, familjen, lexoj, bëj palestër..



TeksteShqip: Mendoni në ndonjë të ardhme të afërt të realizoni edhe album? Leonora Poloska: Pasi që më i kam 3 albume, besoj ta realizoj edhe të 4-tin, por në kohën e duhur besoj në një të ardhme të afërt. TeksteShqip: Leonora, faleminderit që gjete kohë për intervistë. Shumë suksese në Këngën Magjike. Për fund ke ndonjë mesazh për fansat... Leonora Poloska: Faleminderit edhe juve gjithashtu, për përmbajtjen. Mesazh: "Të jetosh do të thotë të ndryshosh, sikur stinët e vitit, me që jemi në dimër, bëhuni cool por jo cold(qesh).
(B.A/Teksteshqip.Com)

Leonora Poloska Pretendon Shumë Në “Këngën Magjike'