teksteSHQIP.com
TeksteShqip Mobile Version


Poezi Shqip nga Migjeni

Dergo nje foto me te mire

Vendlindja: Shkodėr     Lindi me: 26-08-1938  

Millosh Gjergj Nikolla ─ ky ėshtė emri i tij i vėrtetė, se Migjeni, ėshtė pseudonimi ose emri i tij i pendės. Ishte poet dhe prozator shqiptar i shquar i viteve 1930. Migjeni konsiderohet si njė ndėr shkrimtarėt mė tė lexuar e mė tė rėndėsishėm tė letėrsisė shqipe tė shekullit tė 20-tė. Pėr epokėn ishte njė zė krejtėsisht novator nga brendia dhe forma dhe ndikimi mbi letėrsinė shqipe tė kohės ishte i madh.
Konsiderohet qė Migjeni kaloi nga njė romantizėm revolucionar nė realizėm kritik gjatė jetės sė tij. Ai pasqyroi varfėrinė e thellė tė viteve kur jetoi, dhe duke u dalė zot heronjve tė krijimeve tė tij si "Bukėn tonė tė pėrditshme falna sot", "Bukuria qė vret", "Mollė e ndalueme", "Legjenda e misrit", "A don qymyr zotni ?", etj. fshikulloi ashpėr indiferentizmin e klasave tė kamura ndaj vuajtjeve tė popullit.
Ndikimi i Migjenit mbi rrethet e rinisė anticifligare qe i ndjeshėm ne vitet kur shkroi. Njė shtysė te posacme mori pėrhapja e krijimtarisė se tij pas Luftės sė Dytė Botėrore, kur regjimi komunist mori pėrsipėr botimin e plotė tė veprave, tė cilat nė vitet 1930 kishin qenė pjesėrisht tė pabotuara.
Pėrmbajtja [fshih]
1 Familja dhe rinia e hershme
2 Jeta e veprimtaria
3 Vepra
4 Film pėr Migjenin
5 Burimi i tė dhėnave
[redakto]Familja dhe rinia e hershme

Migjeni lindi mė 13 tetor 1911 nė Shkodėr nė njė familje ortodokse. Mbiemri i Millosh Gjergj Nikollės vjen nga gjyshi i tij Nikolla Dibrani nje shqiptar i ardhur nga krahina e Rekės (sot nė Maqedoni) ku ishte pjesė i komunitetit ortodoks qė lindi njė emėr tjetėr nė lėmin e poezisė, Josif Jovan Begerin. Nikolla Dibrani ishte larguar nga krahina e lindjes nė gjysmėn e dytė tė shek. XIX dhe u zhvendos nė Shkodėr ku punoi si murator dhe mė vonė u martua me Stake Milanin nga Kuēi. Para se tė vdiste nė 1876, u bė me dy djem: Gjergjin (1872-1924), i ati i Milloshin dhe Kriston[1].
Gjergji, i ati, zotėronte njė bar dhe ishte njė anėtar shumė i respektuar i komunitetit. Vlen pėr tu pėrmendur zgjedhja e tij si pėrfaqėsues i Shkodrės nė Kongresin e Beratit mė 1922 (ku u shpall Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė nga Fan Noli).[2] Gjergji ishte i martuar martua me Sofia Kokoshin (e ėma Migjenit) nė 1900. Mė 1910 Gjergji zuri njė ushqimore dhe dhjetė vjet mė vonė, kur vdiq baxhanaku Ilia Trimēev, mori ėmbėltoren e tij, tė cilėn e mbajti gjersa vdiq, mė 21 mars 1924, nė moshėn pesėdhjetė e dy vjeē. Nė kėtė dyqan e ndihmoi fėmija i parė i shtėpisė, Nikolla, qė pati lindur mė 30 tetor 1901 dhe vdiq njė mot pas t'et nga pleuriti. E ėma vdiq qė nė 1916 duke lėnė gjashtė fėmijė (dy djem e katėr vajza). Si i shoqi, Sofia gėzonte nam tė mirė nė rrethet shoqėrore dhe ish edukuar nė seminarin katolik tė Shkodrės, tė drejtuar nga murgesha italiane.[2] E dėrrmuar nga kėto fatkeqsira qė e pllakosėn njėra pas tjetrės, vdiq mė 1926 edhe gjyshja tetėdhjetėvjeēare. Ndėr gjashtė fėmijėt, Milloshi dhe e motra mė e vogėl, Ollga, u shkolluan nė shkollėn fillore serbe nė Shkodėr [2]. Shtėpia ku lindi poeti nuk ekziston mė prej shumė vitesh. Ajo ishte e ndėrtuar nė oborrin e shtėpisė sė Trimēeveve dhe pikėrisht kjo shtėpi u bė edhe Muzeu i Migjenit nga viti 1961 deri nė vitin 1993.
[redakto]Jeta e veprimtaria

Arsimin fillor e mori nė qytetin e lindjes nė njė shkollė serbo-ortodokse dhe nga 1923 deri mė 1925 u shkollua nė Tivar ku vetėm nė serbisht ka notėn mirė, ku e motra Lenka ishte shpėrngulur martuar atje me Llazar Jovanin, familja e tė cilit e kishte origjinėn nga Kavaja. Daja, Jovan Kokoshi, e lajmėroi se i pati nxjerrė bursė pėr nė gjimnazin e Manastirit. U nis atje nė vjeshtė tė 1925. Pasi pėrfundoi semi-maturėn mė 1927 me rezultate tė mira, pėr vjetin shkollor 1927-1928, kundėr dėshirės sė tij, e regjistruan nė Seminarin ortodoks "Jan Shėn Teologu" po nė atė qytet. Nė gjimnazin e Manastirit ka po t'atillė notė nė serbisht, nė histori e fizikė, dhe "mjaftueshėm" nė matematikė; nė zell ka notėn tre. Edhe nė seminar gjatė vitit tė parė Milloshi ka vetėm "mirė" nė serbisht, greqisht, latinisht, frėngjisht, porse vitin e dytė nė gjithė kėto gjuhė, sikundėr edhe nė rusisht, qėndron "shumė mirė"; vetėm nė letėrsinė kishtare ka "mirė" dhe "i shkėlqyer" nė pedagogji, metodikė, gjimnastikė, dhe nė kėngė. Nė klasėn e tretė zbret pėrsėri nė "mirė" nė gjuhėt klasike dhe nė mėsimin kryesor, "Shkrimet e Shenjta". Nė latinisht as nė klasėn e katėrt s'e ka pėrmirsuar notėn, porse tani ėshtė i shkėlqyer nė rusisht dhe shumė mirė nė greqisht; notėn "mirė" e ka nė "Dogmatikė" (teologji), nė psikologji e logjikė. Nė vjetin e pestė, nė tė fundit, ėshtė shumė mirė nė latinisht dhe pergjithėsisht vetėm "mirė" nė mėsimet fetare tė Seminarit. I ka dhėnė rėndėsi gjuhėvet frėngjisht e rusisht, me tė cilat lexonte drejtpėrdrejt autorėt mė tė vėshtirė. Nė diplomėn e lėshuar prej drejtorisė sė shkollės mė 18 qershor 1932, cilėsohet "bir i Gjergjit, tregtar". Me atė "Dėftesė Pjekurie" e shpalli kandidat t'aftė pėr shėrbim kishtar, pėr mėsim tė fesė dhe pėr studime intelektuale tė larta nė fakultetet universitare. Me dėftesėn e pjekurisė nė xhep, Milloshi u nis mė 22 qershor 1932 nga Manastiri pėr nė Tivar, tek e motra, Lenka. Nė pasaportėn qė pati marrė nė Manastir prej konsullatės shqiptare lexohen shėnimet e titullarit: "Shtati i lartė, balli i rregullt, sytė gėshtenjė, hunda e rregullt, goja normale, flokėt gėshtenjė, mjekra e mustaqet e rruara, ngjyra e bardhė, shenja tė veēanta s'ka". Nė vitet 1933-1937 punoi si mėsues filloreje nė Vrakė, Shkodėr dhe nė Pukė. Kjo ėshtė edhe koha kur zhvilloi veprimtarinė letrare. Shkrimet e para i botoi mė 1934, bashkėpunoi nė revistat "Iliria", "Bota e re" etj. Mė 1936 veprat e veta poetike i pėrmblodhi nė librin "Vargje tė lira", tė cilin censura nuk e la tė qarkullojė. Takon Petro Markon para se ai tė nisej pėr nė Spanjė. Kalon njė verė me rioshin Lazėr Radi, gjė qė do frymzonte kėtė tė fundit t'i kushtonte njė libėr kujtimesh. Nga fundi i vitit 1937 shkoi nė Itali pėr tu shėruar nga sėmundja e mushkėrive. La nė dorėshkrim njė pjesė tė rėndėsishme tė prozės sė tij.
Migjeni kishte bindje tė pėrparuara pėr kohėn e tij, me tė cilat filloi tė brumoset qė nė bankat e shkollės nėn ndikimin e veprave tė autorėve pėrparimtarė. Punėn si shkrimtar e nisi kur nė letėrsinė shqiptare po forcohej rryma demokratike me shkrimet e tij realiste, thellėsisht novatore nga brendia dhe forma, dha ndihmė tė madhe nė zhvillimin e saj tė mėtejshėm.
Nė themel tė veprimtarisė sė Migjenit qėndron aspirata pėr njė botė tė re, ku njerėzit e thjeshtė tė jetojnė tė lirė dhe tė lumtur me dinjitet njerėzor dhe pa frikė pėr tė nesėrmen. Ky humanizėm aktiv pėrshkon tej e ndan veprėn e tij. Nė poezitė e para, si "Zgjimi", "Tė birt' e shekullit tė ri", "Shkėndija", "Shpirtėnit shtegtarė", etj. pakėnaqėsia e thellė ndaj realitetit ēifligaro-borgjez dhe ėndrra e autorit pėr njė tė ardhme tė bukur u shpreh me figura tė gjalla romantike. Poeti u ngrit kundėr amullisė shoqėrore dhe forcave qė mbanin vendin nė errėsirė ("kalbėsinave qė kėrkojnė shejtnim"). Kritika e rreptė e gjendjes sė rėndė tė vendit u gėrshetua nė kėto vepra me dėshirėn e zjarrtė pėr "njė agim tė lum e tė drejtė kombėtar", me grishjen pėr tė luftuar pėr ditė mė tė bukura. Pėr zhvillimin e Migjenit si shkrimtar ėshtė karakteristik kalimi i tij i shpejtė nga romantizmi revolucionar nė realizmin kritik.
Pasqyrimi i varfėrisė sė thellė tė masave zė vend qendror nė botimet e Migjenit pėr shkrimtarin kishte rėndėsi tė madhe shoqėrore qė tė dilte nė dritė sa mė qartė humnera e vuajtjeve, ku e kishte hedhur popullin regjimi reaksionar. Heronjtė e veprave tė tij mė tė mira ("Bukėn tonė tė pėrditshme falna sot", "Bukuria qė vret", "Mollė e ndalueme", "Legjenda e misrit", "A don qymyr zotni ?", etj.) ishin tė papunė qė rropateshin gjithė ditėn pėr tė nxjerrė kafshatėn e gojės, malėsorė qė qėndronin nė zgrip tė jetės, tė mjerė qė nuk u kishte ecur nė jetė dhe ishin flakur jashtė shoqėrisė. Nė "Poemėn e mjerimit", veprėn e tij mė tė shquar, Migjeni pėrshkroi nė tablo tė gjallė dhe rrėqethėse tė gėlltitjes sė vėshtirė tė masave tė shtypura dhe tė shfrytėzuara, tė venitjes sė tyre fizike nėn grushtin e mjerimit, qė sundonte nė vend dhe mbrohej nga monarkia ēifligaro-borgjeze. Nė njė varg shkrimesh, si "Zoti tė dhashtė" etj., Migjeni fshikulloi ashpėr indiferentizmin e klasave tė kamura ndaj vuajtjeve qė hiqte populli. Shtresat e privilegjuara Migjeni i pasqyroi kryesisht nė jetėn e tyre vetjake, ai tregoi moralin hipokrit dhe despotizmin qė karakterizonte marrėdhėniet e tyre familjare ("Tė ēelen arkapijat", "Studenti nė shtėpi"). Nė "Studenti nė shtėpi" vuri nė lojė inteligjencien borgjeze, si forcė e paaftė pėr tė luftuar pėr ideale tė larta. Migjeni goditi haptazi dhe me forcė artin dhe shtypin zyrtar ("Kanga skandaloze", "Programi i njė reviste", "Novelė mbi krizėn" etj.) Skamorėt, tė cilėt i urrenin shtypėsit, por ende nuk guxonin tė ngriheshin kundėr tyre, Migjeni i pasqyroi me simpati tė thellė. Nė skicat "Luli i vocėrr" dhe sidomos te "Zeneli", shkrimtari vuri nė dukje aftėsitė intelektuale tė masave dhe dėshirėn e zjarrtė pėr ndryshime nė gjendjen e tyre shoqėrore. Shkrimtari tregoi edhe shfaqjet, sado tė zbehta tė protestės sė tyre ndaj padrejtėsisė shoqėrore ("Mollė e ndalueme"). Rrėfimi i thjeshtė dhe konciz, imtėsitė, qė zbulojnė thelbin e dukurisė, fryma polemike, psikologjizmi i hollė, prirja pėr t'i dhėnė personazhet me disa viza, figurat poetike shprehėse, ironia - kėto janė veēoritė kryesore tė stilit tė Migjenit. Shkrimet e tija lanė gjurmė tė dukshme nė letrarėt e rinj tė kohės.
Me mohimin e shoqėrisė ēifligaro-borgjeze dhe aspiratėn e fortė pėr njė tė ardhme mė tė mirė pėr masat e popullit, Migjeni pati ndikim tė ndjeshėm nė rrethet e rinisė pėrparimtare ; me veprat e tij ndihmoi nė formimin shpirtėror tė saj. Kėtė rol ato e luajtėn edhe nė vitet e qėndresės kundėr pushtuesit fashist, kur qarkullonin dorė mė dorė.
Pas Ēlirimit trashėgimi letrar i Migjenit u bė i njohur plotėsisht. ("Veprat" e plota tė Migjenit janė botuar tri herė: 1954, 1957, 1961, kanė dalė edhe njė varg botimesh tė tipave tė ndryshėm). Shkrimet poetike dhe nė prozė tė Migjenit janė pėrkthyer nė disa gjuhė tė huaja. Pėr jetėn dhe shkrimet e tija janė botuar studime e artikuj tė shumtė.
Me interesimin e Republikės Popullore tė Shqipėrisė eshtrat e Migjenit u sollėn nė atdhe nė 1956. Iu dha titulli "Mėsues i Popullit" post-mortem nė vitin 1957.

» Dergo Korrigjime »


Poezi:

» Dergo Nje Poezi »


MIGJENI :: KOMENTE





Gėzuar Ditelindjen
SHUMĖ URIME
PĖR JU        
Refet Asani 49 vjeē

Votimi i Javes
   21-27 Korrik 2014

Me I Miri Ne T.B.A.?

  Unikkatil

  Klepto

  Presioni

  Cyanide

  Jetoni

  Barooti

Votimi i Javes

Qendra e Dobesimit EquiLybra