>
BIOSHQIP

Liridon Bajgora, Një Album Ndryshe, Plot Rritëm E Hare

11-07-2016
Këngëtari thotë se ky album është më ndryshe dhe është i punuar në mënyrë tejet profesionale. Kjo përmbledhje këngësh live, është punuar në studion "Sumer" nga Lipjani. Orkestrimi është bërë nga Nexhi Vuniqi, në violinë është Besnik Berisha, ndërkaq në saksafon Mirsad Kuqi.



Liridon Bajgora, që është nga ata zëra që vlen të dëgjohen, thotë se edhe këtë vit atmsofera po ndizet me tallava. Këngëtari tregon se së shpejti do ta lansoj edhe një këngë me videoklip, këngë kjo që do të ketë ritëm veror.



Liridon Bajgora është këngëtar i afirmuar, pasi këndon prej vitesh dhe është aktiv në prezantimin e projekteve të ndryshme muzikore. Deri më tani ka lansuar për publikun katër albume muzikore. Albumi i fundit sapo është edituar në treg nga produksioni muzikor "Lyra" në Mitrovicë.
(Arsim Kolari - TeksteShqip.com)

Liridon Bajgora, Një Album Ndryshe, Plot Rritëm E Hare