>
BIOSHQIP

Lori Sjell Baladën “Ndahen Njerëzia”

12-03-2014
Pas hitit “Neve po na rrihet”, këngëtarja Loreta Kaçka vjen me projektin e ri, një baladë që mban titullin “Ndahen njerëzia”. Kënga për të cilën Lori thotë të mos ketë të bëjë me jetën e saj private, trajton një temë dashurie, që i referohet aktualitetit në shoqërinë tonë dhe që është e përgatitur me mjeshtri nga Aida Baraku që ka bërë tekstin dhe Armend Rexhepagiqi që ka realizuar muzikën dhe orkestrimin.



“Kënga ‘Neve po na rrihet’ më ka sjellë bukur shumë suksese dhe bazuar nga ky rezultat kam dashur të vazhdoj bashkëpunimin me Aidën dhe Armendin, të cilët më realizuan baladën ‘Ndahen njerëzia’ e cila shpresoj se do të pëlqehet në publik. Kënga ka një tekst të bukur, prek një temë dashurie dhe bënë fjalë për një ndarje në mes një çifti”, ka thënë ajo.



Videoklipi i këngës është realizuar nga “Max Produktion”, ndërkaq xhirimet janë bërë në vendlindjen e Lorit. “Jam shumë e lumtur që këtë videoklip e kam realizuar në vendin tim në Durrës. Një pjesë e klipit është xhiruar në mbrëmje në një vend të bukur në bregdet, ka ide dhe skena mjaft interesante në klip, të cilat do të jenë si një befasi për adhuruesit e mi”, shton ajo.
(Zëri)

Lori Sjell Baladën “Ndahen Njerëzia”