TEKSTESHQIP

Megahertz
Ti Botë E Heshtur
Lyrics

Ne ishim vetëm dy të panjohur
që ecnim bashkë nëpër natë
unë çaja terrin, ti yjet ndiqje
dhe belbëzoje ngadalë

Ti më tregove se botën njihje
pa tinguj zërash, pa fjalë
dhe gjuha jote krejt me simbole
seç më magjepsi ngadalë

Jo ti s'flet ndoshta s'dëgjon
por jeton si çdo njeri
ti që ecën që krijon
vallë pse të heshtësh përjetësisht

Ti lotët s'njihje ti buzëqeshje
dëshpërimin mbytje në çast
ti dashuroje veç me vizione
mallkoje heshtjen pa fjalë

Një thirrje të largët më pas dëgjuam
ti rende, rende drejt saj
ish ëndërr shprese ish dehja jote
unë dhimbje ndjeva pastaj

Jo ti s'flet ndoshta s'dëgjon
por jeton si çdo njeri
ti që ecën që krijon
vallë pse të heshtësh përjetësisht

Jo ti s'flet ndoshta s'dëgjon
por jeton si çdo njeri
ti që ecën që krijon
vallë pse të heshtësh përjetësisht

DËRGOI: