TEKSTESHQIP

Myfterim Kupa
Jam Korabi I Pamposhtur
Lyrics

Me mijera vjet ketu kam qene
Ketu e ka shqiponja folene
Gur kufiri kurre skam qene
Ne 13-ten me zor me bene

Jam I moçem sa vete toka
Mbaj mend shume epoka
Jam ilir e jam Dardan
Ne dy anet shqiptare kam

E kam emrin prej kampioni
Jam me I larti ne mbare rajonin
Emrin une Korab e kam
Per symbol shume vete e mbajne

Gezim te madh kam pase ate dite
Kur nga trupi me hoqen kufinjte
Ne rrugen e vjeter qe ka pase kalue
Vellai tek vellai ka nise me shkue

Mbaj ne trup shume burime
Gjallerojne jeten ne keto krahina
Veleshica dhe Radika
Jane dy motra dy mrekullina

Zoteroj shume pasuri
Kam bjeshke per blegtori
Per turizem ska si tek une
Te semurin e bej per pune

Kur me behen padrejtesi
Leshoj frullize e suferine
Mbaj gjithmone plisin e bardhe
Per popullin tim jam krenar

Kohet e fundit pak jam merzite
Se shume vete me kane braktise
Por kur te kthehen ne pranvere
Do ti prese gjithe shend e vere

Nga do qe te shkoni prape te vini
Me krenari emrin ta zini
Me krenari e ballin lart
Kam vendlindjen ne Korab.

DËRGOI: