>
BIOSHQIP

Vjeshta Do E Rikthejë Në Skenë Naimin

05-09-2016
Zëri dhe gjallëria në këngët e tij, kishte pushtuar publikun e gjërë. Është këngëtari i këngëve e videoklipeve të bukura. Naim Hoti është këngëtar nga Shqipëria, por i njohur edhe në Kosovë e kudo ku ka shqiptarë. Ndër vite sjelli disa këngë me videoklipe dhe ishte mjaftë aktiv në mbrëmje muzikore, sidomos në Diasporën shqiptare. Ka kënduar në një skenë me yjet e muzikës. Megjithatë, pas një vargu këngësh të sukseshme, këngëtari heshti, u zhduk. Pse? Ai thotë se ata që duan artin vërtet, nganjëherë “zhduken” për tu kthyer më të fortë. Naim Hoti tregon se ka shumë plane e projekte, që me gjasë do të vijnë me vjeshtën. Publiku ende e kujton këngën me titull “Ç’farë të thanë për mua”, apo “Gjithmonë në mendje ty të kam”, këngë kjo që po i reziston kohës. Të kujtomë që këngën “Gjithmonë në mendje ty të kam” e sjelli edhe në duet me këngëtaren greke, Maria.
(Blerand Rexhepi - Teksteshqip.Com)