>
BIOSHQIP

Nexhmedin Syla, Këngë E Re Me Videoklip

02-03-2015
Nexhmedin Syla do publikojë së shpejti videoklipin e tij të ri dhe ka dashur të njoftojë fansat me anë të faqes teksteshqip.com: "Pershendetje miqtë e mi të dashur! Diçka po bëjmë edhe këtej Atlantikut, për të gjithe ju adhurues të videoklipave... filmim kënge, jo me pispillosje, me shminka, kallaitje e salltanete, po me halle, për halle e derte, që dita më ditë, po na shtohen me barrën më të rëndë mbi kurrizin tonë; Gurbetin... Eh sa Lëndina /me pellgje/ lotësh ka në trollin tonë! Vëllezërit, që as lufta nuk i ndau, vazhdon ti ndaj gurbeti! Parajsën shpirtërore, që e gjen me një grusht para në Atdheun tënd, nuk mund ta gjejsh as me miliona, askund në Botë! Së shpejti videokënga më e re me tekst dhe muzikë të bërë nga unë në shtrirje orkestrale të Xhevdet Gashit! Pamje gjatë xhirimeve..."


Nexhmedin Syla, Këngë E Re Me Videoklip