TEKSTESHQIP

Nikollë Nikprelaj
Ku Je Shqipe Moj Nanloke
Lyrics

Ku je shqipe moj nanloke
Ç’ka ç’po dridhet toka jote
Ku âsht kanga e ku janë vallet
Kush Kosovë ti ligu hallet
Çoju Gjergj e dil prej vorrit
Ndalja turrin kti taborrit

Çou ‘dhe i her Gjergj Kastrioti
I zemëruam sikur moti
Ngjeshe shpaten e gëzo nanloken
Dil n’mejdan e dridhe tokën
Kur t’shohë nana e l’shon fshamën
Ki kujdes ku e vën kamën.

N’se shkelë lulet përmbi varre
Djemve, bijave shqiptare
Mos mendo se âsht pranvera
Ato janë do lule tjera
Lule gjaku e lule bore
Çi e kanë rrâjën mrën në vorre.

Kush po derdhë o gjak të ri
Shtriga e vjetër me ushtri
Kush ja vûni o gishtin qarkut
O i plastë zemra e barkut
Ju veshtë nana n’tesha t’zeza
Gjak gjaksorit i qoftë mezja.

DËRGOI: