TEKSTESHQIP

Nikollë Nikprelaj
Kur Të Humba Nanë
Lyrics

Dikur edhe vet kam thanë, që burri nuk qan
Por lotët jo nuk mu ndalën, kur të humba Nanë
Para teje e fëmijve t,mi, për herë të parë kam qa
E kam zemrën tande Nanë, ty të kam përngja
Refreni
Më thuaj nji fjalë moj Nano, çeli një herë sytë
Engjet le të presin pak, po t,flet djali yt
Më thuaj nji fjalë moj Nano, zanin me ta ni
Para teje më duket vetja, sikur isha f,mi

T,erdha në shtëpi me t,pa,m,than që ke ndru jetë
Por në sytë e mi mu duke, sikur me pas fjetë
Hera e fundit që i putha, duart që më kan rritë
E të Madhit Zot ju luta, tu boftë shpirti dritë
Refreni
Më thuaj nji fjalë moj Nano, çili një herë sytë
Engjet le të presin pak, po të flet djali yt
Më thuaj nji fjalë moj Nano, zanin me ta ni
Para teje më duket vetja, sikur isha fëmi
Refreni edhe dy herë

DËRGOI: