>
BIOSHQIP

Rita Ora Me ‘poison’ Në Vendin E Tretë Në Britani

05-07-2015
Në javën e parë të lansimit, kënga më e re e Ritës bëhet hyrja më e lartë në UK Top 40. Edhepse ka synuar vendin e parë, ‘Poison’ nga Rita Ora ka arritur të debutojë vetëm në pozitën e tretë në top listën e kngëve më të suksesshme britanike të javës, transmeton Lajmi.net. Në vendin e parë këtë javë është ngjitur kënga hit ‘Are you with me’ nga grupi belg Los Frequencies ndërsa një vend më poshtë nga java e kaluar gjendet kënga e Tinie Tempah me Jess Glynne ‘Not Letting Go’. Kjo është java e parë për këngën ‘Poison’ në këtë top listë ndërsa javën tjetër pritet që me lehtësi të marrë vendin e parë.
(Indeksonline)

Rita Ora Me ‘poison’ Në Vendin E Tretë Në Britani