>
BIOSHQIP

Rita Ora Provon Të Kalojë Një Ditë Normale Me Babain, Fshihet Ndër Kapelë

19-10-2015
Këngëtarja e famshme, Rita Ora ka bërë një shetitje të bukur me babain e saj nëpër rrugët e Londrës. E veshur me një pallto me ngjyra dhe kapelë e syze për t’u dukur si një vajzë e thjeshtë, stili i saj i ecjes bëri që 24 vjeçarja të dallohet nga mediat. Rita për të mos u dalluar nuk kishte bërë as makijazh. “DailyMail” shkruan se Besnik Sahatçiu, babai i Ritës lejoi që familjes t'i shtohet mbiemri Ora për shkak të kuptimit të njëjtë dhe shqiptimit më të lehtë. Ndryshe, babai i Ritës është pronar i një lokali në Londër.
(Indeksonline)

Rita Ora Provon Të Kalojë Një Ditë Normale Me Babain, Fshihet Ndër Kapelë