>
BIOSHQIP

Rita Ora Si Shpëtimtare E “The Voice Uk”

11-01-2015
Mediat britanike e kanë lavdëruar paraqitjen e këngëtares me origjinë shqiptare, Rita Ora duke e konsideruar atë si një shpëtimtare të mundshme të ‘talent shoë’ i cili deri më tash është konsideruar si dështim.



Daily Mail e ka listuar si elementin e parë pozitiv të sezonit të katërt të ‘The Voice UK’. “Çfarëdo shume që BBC po e paguan pop starin e re nga Londra, fashionistën, Rita Ora është e arsyeshme”, vlerëson kritiku televiziv i Daily Mail dhe vazhdon:



“Ajo ka sjellur më shumë natyrshmëri, pëlqyeshmëri dhe jetë se sa paraardhëset e saj, Jessie J dhe Kylie Minogue së bashku”, si anëtare të jurisë së ‘The Voice UK’.



Episodin e parë të këtij sezoni të ‘The Voice’ sipas këtyre vlerësimeve ishin komentet e Rita Orës më konstruktivet dhe më gazmoret. Megjithë kritikat që Ora mori për veshjen e saj provokative, Rita Ora duket se e ka nisur një angazhim të ri duke impresionuar të gjithë.
(Indeksonline)

Rita Ora Si Shpëtimtare E “The Voice Uk”