TEKSTESHQIP

Rovena Dilo
Dega E Dafines
Lyrics

Degën e dafinës e lëkundi
Krahu i një zogu në agim
Me një gjeth në buzë unë fërshëlleja
Këngët që i zgjonte vetë pranvera.

Nën qiellin tonë prej gjakut tonë bleron ti.
Jo nuk bleron por lulëzon dafinë...

Ne deshëm vetëm të lulëzonte kudo jeta
E katër stinët ti kish gjthmonë ajo të blerta
dhe si dhuratë, dafinë jetën tonë s'kërkuam
nga gjalu i derdhur mbi këtë tokë ato lulëzuan.

Në ditë me diell, në kohë kur vetëtin
ti rritesh, rritesh lulëzon dafinë.

Blerimi yt, blerim rinor në perjetësi,
dafinë e bukur kurorë e thurur për liri
E veshur me blerime plot kjo tokë
agimet pret, agimet vetë i zgjon.

Degën e dafinës e lëkundi
Fllafi i veriut edhe jugut
Ditët i përcjellin njëra tjetrës
gazin e pranverave të jetës.

DËRGOI: