TEKSTESHQIP

Selma Bekteshi
Motra E Pejgamberit A.S.
Lyrics

Ya allah ya allah La Ilahe Illallah
Ya allah ya allah La Ilahe Illallah

Të luftosh është e hidhur
Po çfarë të bësh kur luftohesh
Nëse s'ke zemër do të ikësh
Nëse ke do të mbrohesh

Ne betejën e Unejnës
Pejgamberi i bekuar
Po ju printe shokëve besnik
Drejt fitores së premtuar

Kalëronin nëpër Luginë
Por ndodhi diç e papritur
Nga kodrat po vinin gurët
Në luginë duke u rokullisur

Ndaluan ecjen ushtarët
Tani më rruga ish këputur
Fare pa filluar luftimet
Betejën e kishin humbur

La Ilahe Illallah

Atëher dora e bekuar
Një grusht pluhur
Në shkretëtirë mori
E u lut me përgjërim
E ka qielli at pluhur hodhi

Ya ALLAH Ya FETTAH
O i Gjallë o Mëshirplotë
Ftyrën e të dashurit Tëndë
Mos e le pa fitu sot

La Ilahe Illallah

Dhe pas pak një erë shkretire
U shfaq n'kodra të kundërshtarëve
Pluhurui hyri në sytë e tyre
S'shihnin hapat e besimtarëve

U dorëzuan te besimtarët
Dhe u ndjenë të turpëruar
E donin robrinë e tyre
Po prej tyre qen robruar

La Ilahe Illallah

Vec një zonjë e ati fisi
Kundërshtoi këtë robërim
U tha shokëve të Pejgamberit
S'është burrni kjo është poshtërim

Kjo fitore e kësaj lufte
Është me qa e jo me qesh
Se ju motrën e Pejgamberit
Sot e bat veç një robnesh

Unë jam motra e Muhamedit
N'qofshi ju shokët e ti
Qoni shumë selam prej meje
Dergojani një porosi

Thoni të përshëndet një zonjë
Që këtij fisi i përket
Ka një gjurmë në njerën dorë
Aj të tjerat i di vet

Vajten shokët te Resuli
Me i rrëfy për ndodhinë
Është një rob që perçmon
Luftën tonë edhe robërinë

Është një zonjë e këtij fisi
Një gjë të çuditshme thotë
Une jam motra e Pejgamberit
Po robreshë ju më bëtë sot

Zemrën e mëshirës botëve
E rrëmbeu përmallimi
Ju kujtua Shejma vogël
Që e kish motër prej gjini

Shkojë në çadër eci shpejt
Dhe në prehrin e saj ra
Vëllai im Zotnia im
A e din sot çka ke ba

Nëse unë jam motra jote
Të njejtin qumësht që kemi pi
Mijra motra dhe vllazën
Sot i ke lan pa liri

O mëshirë e tana botëve
O ti gëzimi i fëminis teme
Ma liro sot fisin tem
E ma hiq dhembjen prej zemre

Të lirohen menjëherë
Kundërshtarët janë të lirë
Tha i dashuri Pejgamber
Për gjithë botët që erdh mëshirë

La Ilahe Illallah

I gjithë fisi i kundërshtarëve
Shehadetin thanë atëher
Ti nuk je veç vëllau i Shejmës
Ti vërtet je Pejgamber

Alejhi Selam

DËRGOI: