>
BIOSHQIP

Shkurte Fejza, Dy Shqiptaret E “Ballkan Festit”

06-09-2012
Me moton "Nga Luftërat Ballkanike deri te Paqja Ballkanike" të shtunën në sheshin Maqedonia Radiotelevizioni Kombëtar Turk organizoi spektaklin muzikor i quajtur "Ballkan Fest". Në festivalin, e organizuar me rastin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftërave Ballkanike morën pjesë yjet më të njohura të muzikës nga rajoni, respektivisht 14 interpretues nga Shqipëria, Kosova, Kroacia, Serbia, Bullgaria, Turqia, Greqia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia. Në mesin e këngëtarëve shqiptarë performuan Irma Libohova nga Shqipëria dhe Shkurte Fejza nga Kosova. Nga Bosnja dhe Hercegovina morën pjesë Hanka Paldum, nga Turqia Suzan Kardesh, Surki Tutkun dhe Serkan Çari…Interpretuesit u përcollën nga orkestra që përbëhej nga 60 persona, prej 9 shteteve.
(koha.mk)

Shkurte Fejza, Dy Shqiptaret E “Ballkan Festit”