>
BIOSHQIP

Shkurte Fejza, Bashkëpunim Me Një Këngëtare Shumë Të Njohur

20-05-2014
Kënga e saj ka bërë që tash e sa vjet të jetë ndër emrat më të dashur të skenës sonë. Bëhet fjalë për këngëtaren Shkurte Fejza e cila nuk ndalet duke menduar e duke sjell risi për publikun e vet.

E siç tregon edhe vetë këngëtarja edhe këtë sezon do të ketë prurje të reja nga ajo. “Jam në përgatitje të një kënge të re. Kjo këngë do të jetë në bashkëpunim, por nuk do të doja ta zbulojë se me kë. Le të mbetet befasi për publikun. Mund të them vetëm që bashkëpunimi ka me qenë me një këngëtare e cila ka kohë të gjatë që është në skenën muzikore. Është e gjeneratës time”, ka thënë Fejza, teksa ka shtuar disa detaje rreth këngës.

“Këngën tashmë e kemi përfunduar. Tekstin e këngës e ka shkruar Ramazan Ceku, muzikën Ilir Dodaj. Po mendojmë që t’ia bashkëngjisim edhe videoklipin. E kur të finalizohet projekti do ta lansojmë në treg. Shpresoj që shumë shpejt do të jetë në duart e publikut”, ka nënvizuar tutje ajo.
(Majlinda Llapashtica)

Shkurte Fejza, Bashkëpunim Me Një Këngëtare Shumë Të Njohur