teksteSHQIP.com
TeksteShqip Mobile Version

SHKURTE FEJZA :: NEWS


Shkurte Fejza, Nje Jete Me Kengen


Zgjidhni me sa yje do votoni
  Mesatarja:  4.2 / Votuan:  10

[08-05-2012]
Kush mund te mos pajtohet se kengetarja Shkurte Fejza tashme nuk eshte bere idhull per shumekend! Ajo, qysh si vajze, e deshmoi talentin e saj ne Mushtisht te Therandes, ku si filloriste, e pastaj si gjimnaziste, e nisi vezullimin e saj ne shkalle kombetare. Si anetare e SHKA "Aferdita" te fshatit, Shkurta e vulosi famen e saj te gjate dhe te pakontestueshme nga askush.

"Kur e degjoj tek kendon Shkurte Fejza, me behet sikur dikush qendis me mendafsh. Sa lehte kendon, te thuash pa i hapur fare buzet dhe pa iu dukur dejte e qafes"...ky vleresim i perafert i kengetares se madhe Nexhmije Pagarusha duket se i thote te gjitha per kete kengetare, lapidare!

Sigurisht, si cdo e re, Shkurta kishte nevoje per perkrahje dhe pranim te vlerave te saj. Kjo ndodhi me 1975, ne festivalin "Takimet e Majit", i cili ishte mbajtur ne Prizren, ku ajo e fitoi cmimin "Debutantja me e suksesshme". Shkrimin e pare per te e kishte shkruar atdhetari dhe deshmori Jusuf Gervalla ne gazeten "Rilindja". Po ne kete vit, ne Mushtisht, themelohet SHKA "Aferdita", ne te cilen Shkurta ishte qe nga dita e pare, duke paralajmeruar nje Aferdite per gjithe boten shqiptare.

Po, si e ndien veten Shkurta tash, pas nje karriere te gjate ne muziken tone te paster dhe te bukur?
Eh, si mund ta ndiej! Mund te them, shume mire, madje shkelqyer. Sikur, kur pas nje rruge te gjate e te veshtire arrin ne nje koder, pastaj ndalesh dhe klith: Ia arrita! I rikujton sfidat dhe dukesh e lodhur, por kur te shohesh se e ke arritur cakun, atehere te shtohet fuqia dhe sikur i thua vetes: vazhdo per te pushtuar edhe majat me te larta te artit. E kam ditur se do te jete rruge e gjate, por kur e di cka do nga jeta, mos u frikeso kurre nga deshtimi. Une, qe ta flak per pak modestine, nuk e njoh dhe nuk e pranoj deshtimin, mu sikur vargu i Din Mehmetit: "Fatin, ne kete rast te kunderten e tij, nuk e nenshkruaj kurre".


Shkurte Fejza, vitet 70'
Shkurte, viti 1978 ishte vit qe beri kthese ne jeten tone muzikore. Madje, per kete ju keni merite te madhe. Keni percjelle Festivalin e Gjirokastres, i keni kenduar Mic Sokolit, "Erdha nga Qyteti", "Moj Syzeza", etj. Ishin kenge te renda per kohen, por ju kishit kuraje t'i kendonit?
Vetem ata qe e kane jetuar ate kohe e dine. Kenga shqipe degjohej rralle, shume rralle. Nje pjese e njerezve kishin arritur kinse nje "nivel te kultures" dhe degjonin muzike sllave, nderkaq pjesa tjeter degjonte fshehtas kenge shqipe nga Radio-Tirana. Ne ate kohe mbahej Festivali i Gjirokastres dhe une e degjoja fshehtas. I mora kenget me te mira dhe me orkestren e SHKA "Aferdita" u pergatitem per t'i kenduar. Vlen te theksoj se instrumentistet dhe aktivistet e kesaj shoqerie ishin njerezit me idealiste te asaj kohe dhe ishin shume te perkushtuar per ceshtjen kombetare. Me nje perkushtim te madh u be orkestra e pare folklorike ne Kosove.

Nderkaq, me 1979, TVP i beri xhirimet e para. Dy emisione nga gjysme ore u emetuan, kurse dy te tjera asnjehere nuk i pa publiku?
Pas disa koncerteve erdhi kerkesa nga RTP-ja per xhirimin e emisioneve. Deshiroj te theksoj se merite te madhe kane disa njerez te RTK-se per afirmimin tim aq te shpejte dhe te vrullshem. Dua t'i permend: i ndjeri Musa Tolaj, pastaj Mehdi Bajri, Nuhi Matoshi, Hamez Lokaj e te tjere. Keta e deshen kengen e bukur dhe paten guximin qe t'i xhirojne dhe t'i shfaqin, sepse pushteti i atehershem i vleresonte si kenge nacionaliste.

Por, koncertet me te shpeshta dhe me te dendura filluan rreth vitit 1980. Si u pritet neper ato koncerte dhe si ishte atmosfera?
Viti 1980 eshte vit i kulminacionit dhe i afirmimit tim. Koncerte kemi mbajtur ne te gjitha qendrat e Kosoves, por edhe neper fshatra. Ovacionet e publikut nuk ndaleshin gjate tere kohes. Besoj se askush deri tash nuk kishte arritur ta nxiste atmosferen ne nivelin qe kisha arritur une.

Tashme po krijohej idhulli Shkurte Fejza dhe ky idhull vazhdon te jetoje edhe sot. Si ndiheni dhe cfare emocionesh keni?
Po, mund te them se po. E ndieja kete si neper koncerte, pastaj ne rruge, ne shkolla, kudo. Kete admirim ndaj meje adhuruesit e shfaqnin nepermjet letrave, saqe nje dite edhe postieri i fshatit, si me shaka, me tha qe te shkoja te merrja nje thes me letra per mua. Kjo ndjenje me ka percjelle gjate tere jetes. Pergjate atyre viteve kisha marre njefare vule te fames, e cila edhe sot me jep te drejte te kendoj dhe te krenohem me kete konfirmim, perjetesisht. Megjithate, vazhdimisht me ka percjelle njefare lloj treme dhe asnjehere nuk kam arritur ta emertoj drejt: eshte kjo treme apo pergjegjesi.



Megjithate, ndermjet viteve 1981-1983, ishit e detyruar ta nderprisnit kengen dhe paraqitjen publike, per shkak se kenget tuaja ishin te ndaluara nga regjimi totalitar. Megjithate, me shume peripeci arritet qe me 1984 t'i nxirrnit kater kenge: "Cohuni djema, shaloni atin", "Valizake", "O ky vend i bukur me lule plot", "Maji i kuq". Me kengen "O ky vend i bukur me lule plot", ne Radio-Prishtine e fituat Mikrofonin e arte?
Koncertet e fundit i kemi mbajtur me 17 dhe 19 janar 1981 ne Mitrovice dhe kurre ne jeten time nuk do ta harroj atmosferen qe ka mbreteruar gjate dy diteve, kur kishte edhe nga 3000-4000 shikues. Pastaj erdhi casti i rende per mua, per anetaret e "Aferdites" nga Mushtishti, si dhe per te gjithe adhuruesit e kengeve tona: nderprerja e dhunshme e aktiviteteve tona. Ne harkun kohor 1983-1984 me erdhi ftesa per t'i regjistruar disa kenge popullore, por jo edhe folklorike me orkestren e RTP-se. Megjithate, u be si u be, dhe i regjistrova ato kater kenge, te cilat bene nje bum artistik, sidomos kenga "Dola ke porte e kalase" (pastaj, "Maji i kuq"). Po ate vit, ne programin e dyte, kenga "O, ky vend i bukur me lule plot" u be hit i kohes dhe, me votat e degjuesve, e fitova Mikrofonin e arte. Ndonese znj. Liljana Cavolli me kishte ftuar per ta marre shperblimin, ai kurre nuk m'u dha, sepse dora e pushtetit ishte zgjatur edhe ketu. Nuk e di si e kane ndier veten ata qe e moren cmimin tim.

Keni kenduar edhe ne Kercove dhe aty keni krijuar nje atmosfere shperthyese. Si ndodhi kjo dasme madheshtore?
Kenget e mia sfidonin muziken sllave qe ishte ngulitur kudo neper viset shqiptare ne Maqedoni. Ne vitin 1986 me ftuan ne nje dasme ne Kercove. Shkova dhe kendova, fale insistimit te profesorit te nderuar, Ukshin Hoti. Dasma u mbajt ne nje livadh, ku u mblodhen mijera veta. Me besoni, dasma i ngjasonte nje demonstrate me te shtena dhe me brohoritje. Duket se kjo atmosfere i tmerroi qarqet politike te Maqedonise, keshtu qe derisa me 13 shtator po kendoja ne fshatin Stremnice te Tetoves, erdhi policia dhe vetem fale presionit te publikut, i shpetuam arrestimit. Megjithate, pasi arritem ne Kosove, nga lajmet kuptuam se gjithe grupin e kishin denuar me burg.

Per kete shkak, me 1988 u larguat nga procesi arsimor si e papershtatshme, por e nxoret albumin, "Oj Kosove, oj nana ime", i cili u be njefare lamenti kombetar?
Po, me larguan arbitrarisht si e papershtatshme politikisht. Hajrushi (bashkeshorti, v.j.) e vuajti denimin me burg dhe nderkohe edhe ate e larguan nga puna me 1989 per shkak te organizimit te greves se punetoreve ne IGK "Ballkan", ku ai punonte. Pastaj, edhe na i moren pasaportat. Por, fundi i vitit 1989, e solla albumin tjeter dhe kengen emblematike "Oj Kosove, nana ime", e cila do te behej nje megahit kombetar. Ne fund te viteve te tetedhjeta, synoja te depertoja ne Evrope dhe te merrja pjese ne atmosferen kombetare, qe kishte per qellim ngjalljen dhe forcimin e dashurise per nenen (Kosoven). Kjo kenge sikur i shkonte pershtati ambientit te krijuar. Njeriu duhet ta doje nenen e vet dhe ta ngreje ne piedestal. Edhe sot mendoj se me shume se fjala nene qe i lidh njerezit, nuk e lidh asnje tjeter. I hyra tekstit te Nolit, e pershtata, e kompozova muziken dhe doli kenga "Mbahu neno, mos ke frike, se i ke djemte ne Amerike". Dhe, ashtu doli.

Keni bashkepunuar me kompozitorin nga Tropoja, Kole Susaj, dhe pastaj me 1992, per here te pare, keni shkuar ne Shqiperi, ku e keni regjistruar kengen per rrugetimin tuaj te pare ne Shqiperi? Si e perjetuar kete vizite?
Bashkepunimin me z. Kole Susaj e kam filluar pa shkuar ne Shqiperi. Pas kenges "Oj, Kosove, oj nana ime", e kam punuar albumin "Per memedhene". Qarqet serbe duket i kishin rene ne gjurme ketij albumi dhe 30 mije kaseta na i konfiskuan, por ne e gjetem formen dhe ate e incizuam serish dhe, kesisoj, "Per memedhene" – mori dhene.

Me nje rast, thoni: "Rruges sime per ne Shqipni, me ka percjell ai Drini i Zi, dhe u nisa per me ardhe, porsi vala e Drinit te Bardhe". Jane vargje emocionuese keto?
Ishte viti 1992 kur shkova per here te pare ne Shqiperi. Rrugen time artistike doja ta shenoja ashtu sic e ndieja. Tekstin e Capalikut ia besova kompozitorit Zef Qoba, i cili e punoi pikerisht ashtu sic kerkoja: e bukur dhe me mesazh te qarte. Vargun "kam nje lot m'pikon si ar", une edhe si mall, edhe si brenge, edhe si gezim... Nuk e di a e keni hasur kete varg ne ndonje poezi, por ne kenge jo se jo. Ky eshte varg vetem i imi dhe dua ta ruaj me fanatizem tere jeten si dicka te vlefshme.

Pastaj renditen kenget "Cka ka zogu qe po qan", "Vdekje s'ka", "Te dua Kosove", ku, ne njefare menyre, ishit ne kulmin e shkelqimit tuaj.
E thash edhe me heret se kenget e mia kane porosi ne momentin e daljes ne drite dhe ne cdo kohe mund te degjohen. Sot, ne kenget e mia nuk do te kisha nderruar asnje fjale, madje asnje shprehje te vetme. Ne keto tekste e gjeni programin tim kombetar, te shprehur nepermjet kenges. Konsideroj se cdo njeri duhet ta kryeje punen ashtu si duhet dhe ne te mire te popullit te vet. Edhe sot le ta kryeje punen e vet me nder dhe profesionalizem. Tekefundit, Zoti i Madh kur ta jep nje dhunti, shfrytezoje per te miren e vendit. Pas luftes, kam vazhduar me albumet "Jo nuk ndahet Mitrovica", pastaj kengen dhe albumin "Te dua Kosove", "Shqiptari te dua", "Guri i Pavaresise", e keshtu me radhe.

Ne harkun kohor 2000-2004, se bashku me Shyhrete Behlulin, Remzije Osmanin, Naxhije Fejzen, motrat Mustafa, Mahmut Feratin, Nikolle Nikprelajn edituat shume kenge, te cilat, te tubuara neper albume, e tranden boten shqiptare ne mergate?
Keto vitet e fundit, shume njerez me vetedije apo pa te kane hequr dore nga muzika shqipe dhe degjojne nje lloj muzike, te ciles as emri nuk i dihet. Dhe, ne, kengetaret, po incizojme kenge shqipe qe mund te vallezohet shume bukur dhe te perdoren neper dasma dhe ahengje familjare. Bashkepunimin e kemi vazhduar me kompozitoret Naim Gjoshi, Edmond Zhulali, Perparim Topcini, Aleksanser Peci, Naim Krasniqi, Xhevdet Gashi,Valton Beqiri, Burim Krasniqi,Ylber Asllani, Bekim Bislimi, Demir Krasniqi, kurse tekstet e kengeve i kemi marre kryesisht nga Ismail Kadare, Dritero Agolli, Xhevahir Spahiu, Hamit Alijaj, Naim Plaku, Gjok Beci, Ymer Shkreli, Faruk Tasholli, Naime Beqiraj, Bekim Lumi, Fatmir Muja, etj., por me se shumti me kane frymezuar rilindesit tane, Fishta e Naimi. Dua t'i falenderoj te gjithe keta emra per bashkepunim korrekt dhe shume profesional e miqesor.



Duket se juve po ju trashegon bindshem vajza, Gresa. Kenga ne duet me te, per nenen, eshte prekese dhe plot emocione, apo jo?
Po, ka shume emocione, sidomos per nenat dhe te them te drejten kam pasur problem me emocionet e mia gjate kendimit, sidomos gjate xhirimeve te videoklipit.
Sa i perket Greses, ajo ka nje vokal te embel dhe shume te mire. Shpresoj se me pune do te arrije shume.

Mirepo, Gresa kendon nje muzike tjeter, muziken e lehte, ne skene duket si nje zonjushe e rende?
Flm. per vleresimin tuaj. Po mundohem ta mesoj per te mire. Tekefundit, njeriu me shembullin e vet i meson dhe i edukon gjeneratat e reja. Eshte ceshtje e tyre sa i marrin seriozisht keto keshilla.

Dukeni shume modeste ne skene dhe ne jete. Jeni fjalepake dhe ze me bollek?
Paraqitja skenike eshte art ne vete, por gjithmone jam munduar te jem e natyrshme, te jem vetja, pra te dukem origjinale. Pastaj, zeri, sepse pa ze te bukur nuk ka kendim te bukur. Kurre nuk e kam kopjuar dike, por gjithmone kam qene Shkurte Fejza.

Megjithate, duket se kenga ju ka bere te famshme dhe besa edhe te pasur, se paku shpirterisht, kurse materialisht mund te vetekuptohet?
Po. I kam kater femije. I pari eshte djali, te cilit ia kam vene emrin nga rrenjet tona, Arber. E dyta eshte vajza, e cila e ka emrin nga rrushi yne, Gresa. I treti lidhet me besen, pra quhet Besiana dhe femija i katert e mban emrin e dickaje qe po agon, pra Agnesa. Secili nga keta emra ka kuptim dhe simbolike ne kohen kur kane lindur. Jam e lumtur dhe jetoj ne harmoni me ta. Te gjithe keta jane pasuria ime me e madhe.

Si ta mbyllim kete interviste te shkurter per karrieren e pasur dhe te gjate te Shkurte Fejzes?
Per te gjitha te arriturat e mia i falem Zotit, familjes sime dhe te gjithe adhuruesve te mi qe me perkrahen per gjithe kete periudhe kaq te gjate.
 (shaqir foniqi/telegrafi)





Kalendari
01/11/2014

Votimi i Javes
   27 Tetor - 2 Nentor 2014

Kengetari Me I Mire Pop-R&b

  Lyric Master

  Alban Skenderaj

  Shkumbin Ismaili

  Vedat Ademi

  Blero

  Yll Limani

Votimi i Javes

Qendra e Dobesimit EquiLybra