teksteSHQIP.com
TeksteShqip Mobile Version

SULEJMAN BOROVA :: BIOGRAFIA







Tags: Sulejman Borova
0


Zgjidhni me sa yje do votoni
  Mesatarja:  4.3 / Votuan:  4


Sulejman Borova

Vendlindja: Dibėr E Madhe
Mosha: 75 Vjeē
Ditėlindja: 03 Nentor 1938
Shenja e Horoskopit: Akrepi

Si anetar i Shoqerise Kulturore"Liman Kaba"ka figuruar qe nga viti 1955,vit ky i cili ka qene si hap i pare qe ka hedhur artisti per muziken.Ka kenduar ber heronjte,dhe shume e shume ngjarje te cilat i ka perjetuar populli yne e sidomos ato te dibraneve.
Ne koncertet e shumta ne ish Jugosllavine, Ansambli i kengeve dhe valleve arriti suksese te larta edhe ne shkalle profesionale, padyshim kjo eshte fale angazhimit te gjithe anetareve te ketij Ansambli. Programet me se pari jepeshin prane publikut shume artedashes dibran por edhe neper fshatrat e saj sic ishin:
Sollokiq, Llazaropole, Galecnik, Banisht etj. Kjo Shoqeri programet e saja i jepte edhe ne Maqedoni ne qytetet ku jetonin shqiptare,
Shkup, Manastir, Tetove, Gostivar, Struge e Kumanove etj.
Shume programe kemi shfaqe edhe per publikun kosovar ne: Prishtine, Gjakove, Prizren, Gjilan, Ferizai, Gllogovc (Drenice) Rahovec, Krushe , Peje, Suhareke etj., por asnjehere nuk munguam edhe koncertet ne Kosoven Lindore, Presheve, Bujanovc e Madvegje, qe poashtu ishin shqiptare me zemer te madhe patriote e mikprites.
Koncertet tona u shfaqen edhe ne disa republika te ish Jugosllavise si ne Serbi -Beograd dhe Kroaci -Zagreb.
Grupi i instrumenteve popullore me shume sukses shfaqen programe edhe ne France dhe Belgjike.
Keto programe do te mbahen mend per suksesin e arritur.
Therandė: - Ne koncertin e Suharekes (Therandės) partiaket u munduan me cdo kusht qe Programi te mos mbahet, dhe nuk lejuan te hapen dyert e salles, atehere udheheqja komunale e Suharekes kerkoi qe Programi te mbahet prane ndonje lokali tjeter, por ne momentet e fundit (te tensonuar ) doli ne skene Rinia e Suharekes, me c’rast qene te detyruar te hapet salla e koncerteve dhe programi u mbajt ne teresi me sukses, por ne kushte rrethimi e represioni.
Drenicė: - Ne Drenicen heroike, Gllogovc, me forca policore tentuan te pengojne Programin mbi te gjitha pengesat fale faktoreve te Gllogovcit koncerti u mbajt po nen tytat e automatikeve si dhe ne percjellje te rrepte te anetarve te ketij Ansambli.
Nje karakteristike e vecante ishte se publiku i Gllogovcit, ne forme respekti, tere kohen Programin e percjellnin ngritur ne kembe, megjith se ne salle kishte ulese.
Beograd: - Ne njerin nga koncertet ne Beograd, te ftuar mysafir nga Lidhja i studenteve shqiptar ''Perpjekja'' Koncerti u mbajte ne sallen e punetoreve ''Gjuro Sallaj'', erdhen plot shqiptarė me fshisa ne duar dhe bashke me ne kendonin plot gezim e hare. Ata linin punet me te fėlliqura rreth pastrimit te qytetit, ne mesin e tyre kishte dhe sharrėxhinj e muratorė, me c’rast treguan se edhe ne mes te Beogradit, shovinistet serbosllav nuk arriten te shuajne ndjenjen kombetare te popullit shqiptar.
Vlen te permndet se nga Programi i atij Koncerti RTV i Beogradit beri incizimin televiziv dhe ate ne ''Topcider'', por ky film nuk u paraqit ne ekranin televiziv asnjehere, me arsyetim banal se filmi na qenka djegur.
Manastir: - Viti 1971, ne Festivalin ''Ditet e Ilindenit'' ne qytetin e Alfabetit -Manastir nder shume pjesemarres, Shoqeria ''LIMAN KABA'' u mirėprit dhe me programin e saj u dallua nder me te miret anetaret e grupit te valleve: Refik Papraniku (i ndjere) dhe Abedin Kolari, kurse solist me i mire shpallet Sulejman Borova, i cili nderohet me shpėrblimin e parė tė Festivalit"Fyelli i Artė"), merr pjesė jashtė konkurrence nė Festivalin"Kosovarja kėndon" tė Ferizajt dhe nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Folklorit nė Zagreb tė Kroacisė ( ku SH K A "Liman Kaba" zė vendin e parė),etj.

Zagreb:-Ne Festivalin nderkombetar qe u mbajt ne Zagreb -Kroaci 1977, Shoqeria ”Liman kaba” u vlerėsua nder me te suksesshmet, nė njė konkurrencė ndėrkombėtare mbajtur ne Zagreb-Kroaci, ku kane marre pjesė ansamble nga e gjithė bota, dhe Ansambli yne i Dibrės sė madhe zuri vendin e parė.
Atje mbajten mbi dhjete koncerte ne te gjitha pjeset e Zagrebit. Duhet ta cekim me shume emocione Koncertin ne sallen madheshtore ''V. Lisinski'' e mbushur pėrplot (salla kishte 400 ulese ). Pervec Shoqerise ''L.Kaba'' ne ate Mbremje moren pjese: Polonia, Italia, Franca etj. por ''Dasma dibrane'' vallet e kenget e sukseshme te Violeta Turkeshi, Lejla Basha, (ne role te dyfishte) kengetari i mirenjohur, Sulejman Borova dhe orkestrina u mirepriten me duartrokitje frenetike nga te pranishmit. Ne kete rast, kryetari i Zagrebit beri pranim te vecante Delegacionit te grupit , duke ua uruar per suksesin me dhurata e mirenjohje, te cilat iu dorezuan artistes shume te sukseshme, Lejla Basha.
Ne mesin e ketij Ansambil kishim dhe kengetarin, tenorin operistik, i cili me vone beri emer me pranimin e tij ne ''La Skala'' te Milanos, pjesmarres ne Evrovizion ne Sarajeve me kenget e kompozitoreve te permendur: Musa Piperku (i ndjere) dhe Nazim Kaba. Z. Bashkim Pacuku, tani ligjeron ne SHBA, me c’rast u rrit dukshėm cilėsia e tij profesionaliste.
Gjakove: - Me rastin e perkujtimit te 500 vjetorit te vdekjes se heroit kombetar Gjergj Kastriot Skenderbeut, ne Gjakove, ishte e ftuar edhe SH K A ''L.Kaba'' saktesisht, me 25 maj 1968, me c’rast u paraqiten pengesa te papritura ne lidhje me permbajtjen e Programit nga sekretari i partise komuniste ne Gjakove, i cili kerkoi te behet ndryshimi i permbajtjes se programit. Ne program kishim parapare keto kenge:
”Ej ky Skenderbeu!”, ”Diber fortese e lirise”,”Alfabeti”, ”Kenge per Mahmud Dacin, ”Kushtrimi”.”Martaneshi”,”Bajram Curri”, ”Krisi Topi!”, ”Skenderbeu te Guri Vashes”, Skuader komandante”,”Gajdexhiu”,”Fryni era, u shemb taraba”,”Ded Gjon Luli” etj. Me ne fund lejuan qe nė qytetin kreshnik tė Gjakovės te kėndohet kėnga "Skėndėrbeu tek Guri i Vashės", iu dha nderi ta mbyllė atė manifestim tė madh kulturor. Dhe e paharrueshme do tė mbetet,kėnga nė fund tė koncertit nė stadiumin e lojėrave sportive, nė praninė e rreth 7000 vetėve, tė cilėt, si nė korė sponatanisht, bashkė me Sulejman Boroven kėndonin sė bashku "Skėndėrbeu tek Guri i Vashės". Mė pas turma e njerėzve tė ekzaltuar thėrrisnin fuqishėm, "Dibra – Gjakova, Suljeman Borova!
Prishtine: - Ne nje nga programet e shumta ne Prishtine, nuk u lejua paraqitja para ketij publiku artdashes per shkaqe te pa arsyeshme,atehere dekani i fakultetit, Dervish Rozhaja, mundesoi qe programi te shfaqet ne Amfiteatrin e fakultetit, i cili hapi dyert per herė te pare per Koncertin tone. Ishte program me shume emocione, ku studentet, te ngritur ne kembe,duartrokiten pa pushim.
Duhet kujtuar kontributin te cmuar qe dha z. Fazli Haxhiu, nepermjet te cilit organizoheshin turne te shumta ne Kosove. Ky zoteri asnjehere s’pyeti per permbajtjen e programeve, megjithese e dinte mbasi ka pasur shume vėrejte nga organet e brendshme te Kosoves. I jemi mirenjohes per gjithēka ka berė rreth aktiviteteve tona te shpeshta neper Kosove, kurse te gjitha meritat atij i takojne, ndaj dhe ne i drejtohemi me sintagmen: Faleminderit z. Fazli Hazhiu!
Aktiviteti i bujshėm i Ansamblit te kengve e valleve ”Liman Kaba” nuk u ndal edhe atehere, kur Jugosllavise iu lėkundėn themelet me denoncimin e shovenistit Aleksander Rankoviq, dhe ne nje turne neper Kosove ne kohen e ''Lekundjes'' ata te Partise Komuniste u shprehen: -''Stambolli po digjet, lavirja po krihet''!
Struge: - Pas nje nderpreje te shkurter te programeve para 1976, ne kuader te Shoqerise ”Liman Kaba”, krahas kengeve dhe valleve, nje aktivitet te bujshem zhvilloi dhe Grupi dramatik. Per ēudi ne keto vite ne Maqedoni kishim fare pak oferta, por nder te parat mori guximin - Struga fqinje. Me kėtė rast, nga kėnaqėsia dhe suksesi i padiskutueshem, pas mbarimit te Programit, ne skene vec tjerash doli dhe arsimtari patriot e mendjemprehte z. Sami Shehu (i ndjere) me fjale te bukura uroi per suksesin, pastaj sekretari i Komunes se Struges, z. Nexhat, te cilit iu dhurua nje kesule dibrane, nga e cila dhurate kishte pesuar nga pozita.
Pra, me 1976, seksioni i drames nisi aktivitetit (deri atehere te pasivuar nga apetitet te ndryshme antishqiptare, u mor vendimi nga kryetari z. Iqmet Krifca dhe drejtori i pallatit te kultures z.Lutfi Marku ( i ndjere) iu dha detyra z. Halit Basha te aktivizoje Grupin amator te drames dhe, ky regjisor me kenaqesi iu rrek punes, pergaditi dramen ''Matura'' te Vlladislav Fjodorit,dhe per te qene i sukseshem u ftua sidomos ne disa prova mizaskene aktorin e regjisorin e mirenjohur dibran qe ate kohe punonte ne teatrin shqiptar te Shkupit z. Qemal Ajdini ndihma e tij profesionale ishte e pazevendesueshme
Ne rolet moren pjese: Sahit Leshi, Ramazan Pahumi, Irfan Gorenca, Makbule Basha. Lirim Pasholli dhe ne vencanti Burhan Skikuli, premiera e saj u shfaq ne mars te 1976.
Fill pas kesaj pjese, me 1978, Trupi teatral pergatiti dramen:”Nita'' te Josip Reles, kurse ne rolet shkelqyen; Lejla Basha, Ibrahim Egriu, Muhamet Shehu, ndihmes regjisori Burhan Skikuli, pastaj te ndjeret: Atli Piperku e Besnik Kerluku, Xhemush Duraku (i gjalle) etj.
Vlen te permendet, se po ky Grup dramatik, me dramen ”Nita”
ne garat republikane mbajtur ne Kocan, zuri vendin e pare dhe u kualifikua ne garat federative, mbajtur ne Prizren.
Per sukseset e arritura te Ansamblit ”Liman Kaba” pa dyshim kane edhe udheheqesit: Skender Pustina, Petrit Jegeni, Iqmet Krifca, Ramazan Pahumi, Shaban Qemali, Rexhep Axhirexha Shehat Marku, Sinan Fishta, Lutfi Marku, Mojsi Qemali,Triumf Turkeshi etj.
Durres: - Viti 1972 ishte nje vit i pa harruar, ngase me perpjekje te medha arriten te vizitojne shtetin ame Shqiperine, te ftuar nga Ansambli ''Aleksander Mojsiu'' i Durresit ne nje turne dy javore, per te perseritur viziten edhe ne vitin 1979.
Ne keto turne amatoret dibran paten paraqitje te suksesshme para dashamireve te muzikes popullore. Atehere nuk munguan vleresimet nga me te mirat per cilesine e larte te interpretimit, sidomos, Fizarmonisti Eshtref Cutra, klarinitisti Sabri Mece, solistet Violeta Turkeshi, Sulejman Borova etj.
Ne kete turne ne Shqiperi na percjellte nje grup prej 7 vetesh te Televisionit Shqiptar nen drejtimin te z. Qerim Mates, programe te cilat u incizuan. Ky film iu dha shtetit maqedon, te cilin kurre e asnjhere nuk e pame,njelloj si incizimi ne Beograd.
Ne mbarim te ketij turnei iu dhurua busta e artistit te madh, Aleksander Mojsiu, i cili humbi cdo gjurme.
Kumanove: - Caste te pakendshme perjetuan ne Koncertin e Kumanoves, ne vitin 1979 u ndodhi dic e papritur.Me te arritur u drejtuan drejt Pallatit te Kulturės dhe ne kalim te siper neper qytet nuk u rene ne sy shpalljet e koncertit ( ata i kishin hequr), ndersa prane Pallatit figuronte mbishkrimi: BILETAT JANE SHITUR!
- U duk se dicka eshte pergatitur. Me gjith keto udheheqja vendosi koncerti te mbahet. Nisi programi, u hap perdja, pame se ne salle kishte 160-180 vet te shperndare neper salle, e cila merrte me mija shikues. Koncerti nisi me program te plote, e dicka para gjysmes se programit ne mbrapa skene u paraqiten plot police te shumte me llamba elektrike ne duar kontrollonin cdo skaj te skenes me pretekst se ''Bina''na qenka e minuar.
Ne ato caste, ne prapaskene u verejte nje rremuje, sepse disa kerkonin qe programi te vazhdoje, por vendimi i Kryesise se Ansamblit ishte vendimtar qe programi te nderpritet.
Mirepo, me propozim te kryetarit te Kumanoves z. Rexhep, programi vazhdoi ne sallen e edukates fizike ne prani te qindra shikuesve, te cilet shprehen kėnaqėsinė e tyre duke duartrokitur pa nderprerje, por pa ulese ky program vazhdoi deri ne oret e vona te mesnates. Skenaret e ketilla ishin pėrgatitur nga pushtetaret sllavo-komunist, vetem qe kjo Shoqeri te mos arrije suksese.
Kunder dhe pro aktivitetit te SH K A ''Liman Kaba'' jane zhvilluar shume polemika te ashpra e akuza te renda, por te pa baza se kjo Shoqeri Kulturore na qenka themeluar pa pelqimin e aktivit politik, pra pa pelqimin e Partise komuniste, dhe se aktiviteti i saj na paska rene nen influencen e ”nacionizmit” shqiptar dhe trillime te tjera sllavo-shoviniste. Por, krahas kritikave, nga ana e disa dibraneve guximtare elokuente pati dhe
fjale miradie ne adrese te SHKA”Limana Kaba”, e cila ka bere sherbime dobipruese per qytetin, ngase, ne gjirin e saj ka tubuar Rinine perparimtare dibrane, per te kontribuar per te miren e qytetit dhe angazhimin e tyre per ruajtjne e kultures kombetare, dhe se programet e festave kombetare me mburrje dhe duartrokitje frentike kemi percjellur punen e sukseshme te ketij Ansambli, u tha ne fund nga disa atdhetare dibrane te pranishemne Mbledhjen e Komitetit Komunist te Dibres.
Profesor Dr.Zakeria Cana ishte nje nder themeluesit e shoqerisė te studenteve te Beogradit “Perpjekja” dhe sekretar i pare i saj, qe me veprimtarin e vet shume te ngjeshur la gjurme te pashlyeshme.
Kacanik: -Kryesisht kendonin kengetaret mė me renome ne atė kohe, sic ishin: Sulejman Borova, Violeta Turkeshi etj. etj., te cilėt, jo vetėm qe e gjemuan Kosoven, por nxiten popullin qe per te gjitha padrejtesite qe i bėnin pushtetmbajtesit sllavė, te ngrihen ne kryengritje gjithepopullore.
Sulejmani eshte i martuar dhe ka dy femije Florianen dhe Muharremin.Muharremi eshte dhe ky nje kengetar shume i talentuar dhe i njohur i cili bashke me te atin Sulejmanin kane edituar nje album ne vitin 2009 te titulluar"Babė E Bir".Sulejmani jeton me familjen e tij ne Amerike.


» Dėrgo Korrigjime »




Punuan Biografinė:  arsimdiber  





SULEJMAN BOROVA :: NEWS


  • Nuk ka asnje artikull per Sulejman Borova


SULEJMAN BOROVA :: KOMENTE



Kalendari
17-09-2014
Gėzuar Ditelindjen SHUMĖ URIME:
Shkumbin Nebihu
Shkumbin Nebihu
29 vjeē

Votimi i Javes
   15-21 Shtator 2014

Cili Grup Rap Ju Pelqen Me Shume?

  Babastars

  O.T.R.

  T.B.A.

  P.I.N.T.

  Kaos

  Etnon

Votimi i Javes

Qendra e Dobesimit EquiLybra