TEKSTESHQIP

Tea Myzyri
Mbretit Tim
Lyrics
(Feat. Ene)

E kam një plag në zemer veç prej vllait tim
Më mungon shum ti o Kledi im...

28 Shkurti sa nuk paska hije
në zemrat tona veç dhimbje dashurie
Durrsi ka rën në qetsi se mbreti po mungon
kenget flasin për ty e veç për ty rreh zemra jon
Mir e kan thon qe t'mirët vend skan ktu
se në botën tjetër ata duhet me jetu,
po ti shum dhe për kët shoqni
e smeritoje të ikje që tani.
Kishe shum plane,kishe shum mendime
Për të ardhmen tënde që kurr s'do të vinte
se ajo nën ta mbajti ty sekret
që linde si ëngjëll e ike si mbret.
Ti kishe në ëndërr famën dhe famën ti e more
Të ngritën të gjith si mbret e të vun kurorën
Kurorën e mbretit që mbi krye do të kesh
dhe pse në parajs tani do të jesh..

Ref:Ike si ëngjëll high high po fluturon
majat e paarritshme ti po i kalon
pas reve të qiellit prap po sundon
ti do mbretesh Iron-K
asnjë plumb stë shkatrron

Ngrej kokën lart në qiellin blu
midis reve të shumta dalloj syt e tu
e di qe je ktu
e ndjej që na sheh
e ndjej që je me ne
e di që je ktu
po dhimbja spo mlen me e besu
e shpirti po mdhemb
Pak e nga pak po e humb shpresen
se ktu do të gjej
e di se kujtimet ktu ty do të kthejn
e di se fryma jote kurr nuk ka me ndalu
edhe pse tik taku zemrës tate tani ka pushu
Për ty o trim po e vej dorën n'zemër
stë shikoj dot në sy por të thërras në emer
me forcën e vetme që mka ngel me vazhdu
lutem që zotit shpirtin tat n'paqe ta lej me jetu

Ref: ----------------------------------

Ti do mbetesh The Iron-King gjithmon
e kët emër zemra jon asnji plumb sta shkatrron
Ah mër vlla tamam sikur ta dije
që do ikje shpejt e do na leje shum lëndime
që do u largoje pa puthje pa përqafime
na le amanet të ruanim ato kujtime
Sna e le të shkruar por e mbajtëm mend
të kujdeseshim për nënën e familjen që le vet
që me mund e sakrifica të çuan 17 vjeç
po jeta paska qen e mallkume si dreq
iken 17 vjet ëndrra të shkatrrume
Ditet e bardha dhe gëzimet ku na shkuan ne?
po jo se tret dheu kurorën e mbretit
shkronjat prej ari sipër pllakës së mermerit
Ngrej kokën lart në pafundsin e qiellit
Kled Myzyri shkruhet i pavdekshem do jesh ti..

Ref:----------------------------